Pas deklaratës së rëndë të Presidentit çek, Haradinaj falenderon Kryeministrin Babis për mbështetjen

E Enjte, 12 September 2019 11:32

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar mjaft deklaratën e menjëhershme të qeverisë së Çekisë në mbështetje të Kosovës, përkundër skandalit që shkaktoi Presidenti Millosh Zeman tek deklaroi se Çekia duhej ta tërhiqte njohjen e Kosovës.

Haradinaj i ka dërguar një letër falenderimi Kryeministrit Andrej Babis ku sqaron me diplomaci se "janë zgjedhjet e parakohshme" në Kosovë që ia kanë bërë të pamundur pjesëmarrjen në Samit, por se ai e çmon shumë ftesën e Babis dhe përkushtimin e Çekisë ndaj Ballkanit perëndimor.

Ja lerta:
 

Të nderuar qytetarë,
Kosova ka hyrë në një cikël të zgjedhjeve të parakohshme dhe angazhimet në këtë kohë të rëndësishme për vendin, kanë pamundësuar pjesëmarrjen time në punimet e Samitit të V4 dhe WB6, nën kryesimin e Republikës së Çekisë. Përmes kësaj letre i kam shprehur falenderimet e sinqerta Kryeminstrit të Republikës së Çekisë, z. Andrej Babis, për ftesën drejtuar Kryeministrit të Kosovës për të marrë pjesë në Samit, dhe çmojmë lartë përkushtimin e Republikës së Çekisë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës evropiane të rajonit.

Si Kosovë do të vazhdojmë të jemi kontribues serioz për paqe dhe stabilitet në rajon dhe ndaj dialogut me Serbinë, i cili do të përfundoj me njohje reciproke, në kufijtë ekzistues.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...