Lleshaj mburret me operacione ku kapen 120 kg kanabis, Evropa mbushet me hashashin shqiptar

E Enjte, 12 September 2019 17:48

Sot policia e Lleshajt na njoftoi për një operacion “Limit” dhe suksesin e kapjes së 57 punëtorëve të mbjelljes së kanabisit dhe në total 120 kilogram hashash. Kjo është sasia tipike e operacioneve të fundit që i duhet propagandës sa herë që plas ndonjë skandal në qeveri. Rama për të larguar vëmendjen e grabitjes me PPP të 280 milionë eurove vetëm për 60 km rrugë, nxori çetën e policëve të Ardi Veliut dhe prokurorin e larguar nga SPAK-u dhe i njëjti prokuror që hoqi dorë nga përgjimet e vjedhjes së votave në Dibër. Ata me bujë të madhe na thanë se kanë kapur 1 kg kokainë, disa fara kanabisi dhe 120 kilogramë hashash. Kjo sasi është shumë mospërfillëse ndaj tonelatave të drogës shqiptare që po kapen në Itali e Greqi.
Një sasi e pa përfillshme për sektin e rilindjes që është mësuar të qarkullojë dhe trafikojë kamionë, skafe, aeroplanë me 500 kilogram e sipër.
Rama ka arritur që Shqipërinë ta rendisë në “burimin kryesor” e Evropës për kanabis.
Departamenti Amerikan i Shtetit shkon edhe më tej kur thotë se Shqipëria gjithnjë e më shumë është një vend tranzit për kokainën dhe heroinën.
DASH thotë se tranziti i kanabisit si dhe i drogave të forta komandohet kryesisht nga elementë të krimit të organizuar që transferojnë droga të paligjshme nga vendet burim për në tregjet evropiane.
Vëllimi i konfiskimeve të drogës dhe arrestimet e lidhura me drogën në vitin 2018, thuhet në raport, ishin me rëndësi, të nxitura kryesisht nga bashkëpunimi i organeve ligj zbatuese me partnerët ndërkombëtarë, presioni ndërkombëtar në rritje dhe përpjekjet e Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Europian. Duke nxjerrë në pah që policia kap vetëm këto sasitë e vogla deri në 120 kg.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...