Ministritë fshehin faturat. Rama, 75 mijë euro shpenzime për një vit

E Enjte, 12 September 2019 19:26

Zhurma e madhe që shkaktoi skandali i faturave të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka ‘hermetizuar’ institucionet e tjera. Gazetari i medias “Faktoje”, Merxhan Daci që publikoi të dhënat e Etilda Gjonajt raporton se gjashtë ministri nuk pranojnë të publikojnë shpenzimet e biletave të udhëtimit apo qëndrimit të titullarëve të tyre në kundërshtim me  “Ligjin për të Drejtën e Informimit”.

Kryeministria është përpjekur t’i shmanget dhënies së një përgjigje konkrete duke u mjaftuar vetëm me publikimin e shumës totale të shpenzuar për udhëtimet jashtë vendit, por nuk shoqërohej me ndonjë faturë apo tjetër dokument.

“Për periudhën 2018- qershor 2019, sipas përgjigjes që morëm, Kryeministri Rama ka pasur 35 udhëtime jashtë shtetit me një kosto 72,605 euro (përfshirë në këtë çmim edhe shpenzimet për delegacionin, sipas sqarimit të institucionit)”, shkruan gazetari Merxhan Daci.

Institucionet që nuk kanë dhënë asnjë informacion

Gjashtë ministri, ose gjysma e kabinetit qeveritar nuk i kanë kthyer përgjigje kërkesës për informacion të dërguar që në datën 8 korrik.

  1. Ministri i Shtetit për Diasporën

Kjo është një ministri pa portofol e cila nuk ka kthyer përgjigje për kërkesën për informacion. Si një institucion në varësi të Kryeministrisë, nuk ka një departament finance të vetin, ndaj kjo e fundit na bëri të ditur se do të përgjigjet vetë për shpenzimet e titullarit të kësaj ministrie ashtu si edhe për ministritë e tjera pa portofol.

  1. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Dikasteri i Shëndetësisë, ashtu si shumë herë të tjera nuk ka reaguar ndaj kërkesës për informacion. Shëndetësia rezulton të jetë një nga ministritë më burokratike, gjatë punës sonë me “Ligjin për të Drejtën e Informimit”.

  1. Ministria e Mbrojtjes

Edhe pse është kontaktuar disa herë,kjo ministri nuk ka vënë në dispozicion asnjë informacion për udhëtimet e titullarit.

  1. Ministria e Financave

Koordinatori për të Drejtën e Informimit në këtë ministri ka njoftuar me e-mail në datën 26 korrik se kërkon më shumë kohë për të shqyrtuar materialin e kërkuar.Megjithatë, redaksia, deri në pothuajse mesin e muajit shtator nuk ka një përgjigje.

  1. Ministria e Brendshme

Edhe pas komunikimeve të njëpasnjëshme ku janë kërkuar sqarime për kërkesën drejtuar saj në 8 korrik, as Ministria e Brendshme nuk ka sjellë përgjigje.

  1. Ministria e Kulturës

Ky institucion ka kërkuar më shumë kohë për të përgatitur materialin pas ankimimit tek Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Institucionet që kanë dhënë informacion të pjesshëm:

  1. Kryeministria

Kryeministria ktheu në 11 shtator një përgjigje për kërkesën, vetëm pas ankimimit tek Komisioneri. Përgjigja ishte e paplotë pasi nuk i përgjigjej konkretisht pyetjeve të kësaj mediaje. Kryeministria u mjaftua vetëm me shumën totale të shpenzuar për udhëtimet jashtë vendit, por nuk shoqërohej me ndonjë faturë apo tjetër dokument.

Për periudhën 2018- qershor 2019, sipas përgjigjes që morëm, Kryeministri Rama ka pasur 35 udhëtime jashtë shtetit me një kosto 72,605 euro (përfshirë në këtë çmim edhe shpenzimet për delegacionin, sipas sqarimit të institucionit).

  1. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Kjo ministri solli një përgjigje të pjesshme vetëm pas ankimimit tek Komisioneri. Ministria nuk dha asnjë faturë udhëtimi, por në mënyrë të përgjithshme na informoi për destinacionet ku titullari ka udhëtuar dhe shumën totale vjetore të shpenzuar, 20,892 euro vetëm për titullarin (ish-ministri Gjiknuri dhe pasuesja e tij Balluku).

  1. Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes:

Siç u përmend në fillim të shkrimit, kjo ministri dërgoi të dhënat e shpenzimeve vetëm të ministrit aktual Eduart Shalsi.

  1. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural:

Ministria e Bujqësisë na vuri në dispozicion (me vonesë) dy tabela që tregojnë udhëtimet e dy ministrave Peleshi dhe Çuçi, por asnjë faturë.

  1. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit:

Kjo ministri reagoi vetëm pas ankimimit të Komisionerit duke dhënë një përgjigje të paplotë dhe të dhëna të përafërta për pyetjet.

  1. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme:

Ministria në fjalë është mjaftuar vetëm me një listë të udhëtimeve të titullarit për periudhën e kërkuar dhe një total të udhëtimeve dhe shpenzimeve, por përgjigja nuk është shoqëruar me ndonjë faturë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...