Dokumeti `sekret` që hap dyert e qelisë për kryeministrin Rama!

Hënë, 16 September 2019 11:22

Ndërkohë që deputetët e mazhorancës të enjten e kaluar, sapo kishin marrë urdhërin e prerë nga, Edi Rama, për të votuar në bllok për aferën e madhe Milot-Balldreën dhe Orikum-Dukat duke hedhur poshtë dekretin e presidentit Meta, po atë paradite kreu i PD-së Lulzim Basha bëri një dalje urgjente para gazetarëve pikërisht për këtë çështje.

Basha paralajmëroi ashpër deputetët socialistë, ministrin përgjegjës dhe vetë kompanitë e përziera në këtë mega-skandal korruptiv.

 “Të gjithë do të përgjigjeni para SPAK dhe BKH dhe do të jenë subjekt i ligjit antimafie”, premtoi prerë kryetari I PD-së.

Por pavarësisht nga kjo, Rama, eci përpara dhe deputetët e tij “si skllevër” (siç i etiketoi Basha), ligjëruan një nga vjedhjet më spektakolare që i është bërë vendit gjatë këtyre 30 viteve tranicion.

Skandali merr përmasa edhe më të mëdha pasi mediat zbuluan vetëm një ditë pas votimit, se kryeministri Edi Rama dhe ministria e Infrastrukturës Belinda Balluku ishin vënë më herët në dijeni zyrtarisht nga një institucion i rëndëishëm i shtetit, se këto kontrata kishin shkelje të rënda me ligjin dhe pasaktësi të mëdha në dokumentacion dhe në përllogaritjet financiare.

Edhe pse prej kohësh është vënë në shërbim të Rilidjes televizioni, Top Channel, nën vlagën e hakmarrjes ndaj një rivali mediatik raportoi menjëherë pas seancës së të enjtes se, Kontrolli i Lartë i Shtetit, i kishte kërkuar qeverisë dhe parlamentit që të tërhiqeshin nga miratimi i koncesioneve për për këto dy akse.

“Pasaktësitë e mëdha të konstatuara në këto kontrata i bëjnë modelet e tyre financiare jo të besueshme dhe të paqëndrueshme në aspektin e vërtesisë së anës financiare”, thuhet në një shkresë konfidenciale që KLSH i ka dërguar kryeministrit Edi Rama.

Sipas këtij dokumenti të cilin Rama e ka hedhur në “koshin e letrave pa vlerë” dhe i cili sipas ligjit duhet të dorëohet edhe në prokurori nga KLSH, për rastin e rrugëve “të florinjta” Milot Balldren dhe Orikum-Dukat evidentohen  një sërë parregullsish, ku më flagrantja është ajo se buxheti i shtetit do i paguajë dy kompanive koncesionare gati 10 milionë euro interesa fiktive, për hua të cilat nuk ekzistojnë fare.

“Vetëm për kontratën e Milot-Balldren, rezultojnë pagesa tepër, të pajustifikuara sipas kontratës dhe të panevojshme 6.1 milionë euro që përbëjnë pasoja negative financiare për buxhetin e shtetit. Për Orikum-Dukat do të paguhen 3.6 milionë euro interesa të panevojshme, që përbëjnë pasoja negative për buxhetin e shtetit”, shkruhet mes të tjerave në letrën konfidenciale dërguar Ramës, pikërisht përpara votimit në parlament.

Por pavarësisht nga kjo, Rama, urdhëroi deputetët e tij që të ngrenë dorën dhe të “ligjërojnë” këtë skandal korruptiv të paprecedentë.

Do të mjaftonte vetëm ky dokument i KLSH që SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit të nisin punën me vetë kryeministrin Edi Rama dhe gjithë zyrtarët e deputetët e përzierë në këtë aferë skandaloze. Duke hedhur në kosh këtë paralajmërim të KLSH, duket se kryeministri me vullnet të plotë i ka hapur dyert qelisë së burgut, nëse vërtet ashtu siç kanë premtuar ambasada amerikane dhe BE, SPAK do të nis punë nga `peshqit e mëdhenj` dhe aferat korruptive flagrante të qeverisë.

Gjithashtu mësohet se sot në prokurori është dorëzuar, edhe kallëzimi i parë penal për të gjithë përgjegjësit dhe të implikuarëve në këtë aferë gjigante financiare.

Kuvendi i Shqipërisë e miratoi me nxitim, më 18 korrik, në seancën e fundit të sesionit parlamentar, kontratën koncesionare të formës së Partneritetit Publik Privat (PPP) për rrugën Milot-Balldren, pas një oferte të pakërkuar nga kompania ANK, për miratimin e të cilës u bë një tender formal, pasi fitues, në tetor 2018, u shpall kompania që kishte bërë ofertën e pakërkuar. Për ironi, kontrata u miratua në të njëjtën ditë që Kuvendi kaloi dhe projektligjin për ndalimin e ofertave të pakërkuara për rrugët, një kërkesë kjo e vazhdueshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Sipas kontratës, së miratuar tashmë në Kuvend, kostot e projektit të rrugës Milot – Balldren, me një gjatësi totale prej 17.2 km, është 213.6 milionë euro, plus TVSH-në, ose 256 milionë euro përfshirë TVSH-në. Kontrata është e miratuar në euro, dhe pagesat koncesionari do i marrë në euro, ndonëse qeveria shqiptare i merr të ardhurat dhe kryen pagesat në lekë. Me kursin aktual të këmbimit, ku një euro është rreth 122 lekë, kosto në lekë e kësaj kontrate në total është 31.2 miliardë lekë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...