Emrat/ Po transportonin drogë me makinë, arrestohen dy persona

Hënë, 16 September 2019 14:26

Arrestohen dy persona me 1.2 kg kanabis dhe sasi e konsiderueshme monetare në valute.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në fshatin Bregas, Maliq, ndaj automjetit tip “Audi A3” me drejtues shtetasin I.Dh. dhe pasagjer shtetasin F.A, gjetën të fshehur në pjesën e prapakolpit të tij një sasi prej 1,2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, si edhe sasi monetare, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Deklarata e plotë e policisë:

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 1,2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, si edhe sasi monetare në lekë, euro, dollarë dhe paund britanikë.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, mbi bazën e informacioneve të marra falë bashkëpunimit me komunitetin, se një shtetas ishte duke transportuar një sasi të dyshuar narkotike me mjetin e tij në drejtim të qytetit të Korçës, organizuan shërbimet dhe falë vlerësimit në kohë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• I.Dh, 36 vjeç dhe

• F.A, 35 vjeç, (i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje), të dy banues në Korçë.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në fshatin Bregas, Maliq, ndaj automjetit tip “Audi A3” me drejtues shtetasin I.Dh., dhe pasagjer shtetasin F.A, gjetën të fshehur në pjesën e prapakolpit të tij një sasi prej 1,2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, si edhe sasi monetare, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...