Thellohet skandali me rrugën e Arbrit, “Gjoka konstruksion” nuk ka dorëzuar anëtarët e Bordit Mbikëqyrës

Hënë, 16 September 2019 14:30

News24 zbardh një tjetër skandal të kompanisë “Gjoka Konstruksion”, që po ndërton “Rrugën e Arbrit’. Në shkresën që ARRSH i ka dërguar agjencisë së prokurimit publik në datën 12 shtator rezulton se Gjoka Konstruksion përvec shkeljeve të tjera, nuk ka deklaruar në mënyrën e duhur emrat e anetarwve tw bordit mbikwqyrws tw kësaj kompanie, që kryen punimet për ‘Rrugën e Arbrit’ e rrjedhimisht edhe të dokumentave të procedurës së prokurimit objekt ankimi.

‘Rezulton se “Gjoka Konstruksion sha” ka dorëzuar shtojcën 8 ‘Deklaratë mbi përmbushjen e kritereve të përgjithshme’ nga ku rezulton se nuk ka deklaruar në formën dhe mënyrën e duhur emrat e anëtarëve të këshillit mbikqyrës, sipas shtojcës 8 të dokumentave standarte të tenderit e rrjedhimisht edhe të dokumentave të procedurës së prokurimit objekt ankimi.’

ARRSH thotë se bëhet fjalë për mosplotësimin në formën e duhur të një shtojce e cila është pjesë përbërëse e dokumentave të procedurës së prokurimit dhe është e detyrueshme që të plotësohet sipas formatit të miratuar nga organet ligjzbatuese.

‘Për këtë shkak shtojca e dorëzuar nga anëtari i bashkimit të përkohshëm të operatorëve ekonomik 11 Marketing&Distribution shpk nuk konsiderohet e rregullt pasi nuk përmban të gjithë elementët e nevojshëm dhe të detyrueshëm për tu plotësuar’.

Grupi i punës i ngritur nga ARRSH  në përbërje të së cilit janë katër inxhinierë ka dal në përfundimin se dokumentacioni administrativ-ligjor-kualifikues i paraqitur  nga ‘Gjoka konstruksion’ dhe operatorët e tjerë nuk është i plotë dhe nuk përputhet me kriteret e veçanta të kualifikimit.

(BalkanWeb)

Modifikuar më Hënë, 16 September 2019 14:52

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

“Sot me kuqezinjtë”/ Meta nxjerr videon, motivon kombëtaren kundër Moldavisë

Aktualitet

“Sot me kuqezinjtë”/ Meta nxjerr videon, motivon kombëtaren kundër Moldavisë

Në prag të sfidës së kombëtares shqiptare në Moldavi, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar një video, përmes së cilës motivon duke iu dhënë kuarjo të fortë kuqezinjve. Me një...

Moldavi-Shqipëri, publikohen formacionet! Reja bën dy ndryshime të mëdha

Sport

Moldavi-Shqipëri, publikohen formacionet! Reja bën dy ndryshime të mëdha

Shqipëria do të kërkojë të zhbëjë në Moldavi humbjen e hidhur që i la sfida me Turqinë, ndërsa Edi Reja ka vendosur të bëjë dhe ndryshime në formacion. Kështu, titullar...

Xhixho: Venecia konfirmoi se s'ka asnjë shkelje të Kushtetutës nga Presidenti, komisioni hetimor një farsë

Politikë

Xhixho: Venecia konfirmoi se s'ka asnjë shkelje të Kushtetutës nga Presidenti, komisioni hetimor një farsë

Erisa Xhixho, nënkryetarja e LSI-së, ka reaguar në Facebook me anë të një postimi, ku vlerëson opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias, si dhe thekson se Presidenti i Republikës nuk...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!