Ndërtoi pallatin e Linda Ramës? Miliona euro për vëllain e shefit të Gardës

Tuesday, 17 September 2019 15:27

Një kompani jo shumë publike, ‘2T’, rezulton se është bashkëfituese me shoqërinë ‘e kudogjendur’ ‘Fusha’ shpk të një tenderi me vlerë rreth 4 miliardë lekë (të vjetra), të zhvilluar nga Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, të zhvilluar në verën e vitit 2018.

Ndërkohë që ‘Fusha’ shpk është tashmë një ‘markë’ e njohur për publikun, për shkak të raporteve të veçanta me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama, kompania tjetër, ‘2T’ është munduar të ruajë një profil më të ulët.

E megjithatë, edhe ‘2 T’ shpk, nuk duket se mbetet pas nga të ardhurat e krijuara në tenderat publikë.

Në bazë të të dhënave të publikuara nga portali ‘opendata.al’, rezulton se ‘2T’ ka përfituar rreth 10 miliardë lekë (të vjetra) nga tenderat publikë të zhvilluar nga institucionet qëndrore, në periudhën 2013-2019.

Kush është kompania ‘2T’

Kompania ‘2T’, me objekt ndërtime, është krijuar në vitin 2000 dhe ka ortakë biznesmenët Artan Sako dhe Dritan Troksi. Bashkëpronari Sako është gjithashtu edhe një prej administratorëve të kompanisë.

Artan Sako është vëllai i Komandatit të Gardës së Republikës, i emëruar në këtë detyrë sapo Edi Rama mori detyrën e kryeministrit për herë të parë në vitin 2013.

Gjithashtu, publikime mediatike të disa viteve më parë e lidhnin emrin e Artan Sakos me ndërtimin e atij që Partia Demokratike e konsideronte si ‘pallati i Linda Ramës’, bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama.

Në Janar të vitit 2013, Partia Demokratike dorëzoi një kallëzim penal për zyrtarët e Bashkisë së Tiranës. Objekt i kallëzimit ishte një leje ndërtimi, e dhënë në vitin 2006, kohë kur bashkia e kryeqytetit drejtohej nga Edi Rama.

Sipas kallëzimit, Bashkia i kishte dhënë leje ndërtimi familjes së Linda Basha (Rama), në atë kohë mikeshë dhe më pas bashkëshorte e Edi Ramës, në një territor i destinuar për lulishte, pranë zonës së Institutit të Higjenës në Tiranë.

Nga të dhënat e publikuara në vijim të këtij kallëzimi, rezultoi se prona që u zhvillua ishte në pronësi të vëllait dhe xhaxhait të Linda Basha (Rama).

Po, ashtu, në media të ndryshme u publikuan të dhëna se ndërtesa 5-katëshe ishte ndërtuar nga kompania ‘2T’, me administrator Artan Sako. Zëra të ndryshëm opozitarë e lidhnin angazhimin e Artan Sakos tek pallati i familjarëve të Linda Ramës, si një nxitje për emërimin e vëllait të ndërtuesit, pra Gramos Sakos, në postin e Komandantit të Gardës së Republikës.

Gjithësesi, përtej këtyre të dhënave mediatike, nuk u publikua asnjë dokument që të vërtetonte plotësisht se kompania ‘2T’ ishte ndërtuese e godinës 5-katëshe.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës e pushoi hetimin për ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, për shkak se, në momentin kur nisën veprimet proceduriale, vepra penale, edhe nëse do të ishte konsumuar, ishte parashkruar për shkak të kohës së gjatë (nga viti 2006 kur ishte dhënë leja deri në vitin 2013 kur u bë kallëzimi kishin kaluar më shumë se 5 vjet).

1

 ‘2T’ dhe tenderat e ‘Rilindjes’

Nga të dhënat e publikuara në ‘opendata.al’ rezulton se kompania ‘2T’ gjatë periudhës së qeverisjes së Edi Ramës, (2013-2019) është shpallur fitues në një numër të konsideruar tenderash të zhvilluar nga institucionet qendrore, me një vlerë totale rreth 8 miliardë lekë (të vjetra).  

Duke i shtuar këtu edhe tenderin e zhvilluar nga Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, me vlerë 4 miliardë lekë, atëherë në total, ‘2T’ me administrator Artan Sako ka përfituar rreth 12 miliardë lekë tendera (afërsisht 10 milionë euro).

Dy nga institucionet, prej të cilave ‘2T’ ka përfituar të ardhurat më të mëdha, janë Bashkia e Tiranës dhe Fondit Shqiptar i Zhvillimit.

Gjatë periudhës 2015-2019, kohë kur bashkia e Tiranës drejtohet nga socialisti Erion Veliaj, ‘2T’ rezulton se është shpallur fitues në tendera me vlerë rreth 1.5 miliardë lekë (të vjetra).

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, për të njëjtën periudhë kohore, ka arkëtuar në llogaritë e ‘2T’ shpk mbi 1.2 miliardë lekë (të vjetra).

Krahas tenderave të institucioneve qendrore, ‘2T’ rezulton fituese edhe në tre tendera të zhvilluara nga ndërmarrjet e ujësjellësit në Durrës, Saranda e Tiranë.

Të dhënat mbi transaksionet publike, të cilat gjenerohen në portalin ‘openprocurment’ tregojnë se ‘2T’ është shpallur fitues në këto tendera ujësjellësi, për vlerën totale e mbi 1.1 miliardë lekë (të vjetra).

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...