Mbrapa Maqedonisë për negociatat/ Atë që Tusk e tha në Shkup por jo në Tiranë

Tuesday, 17 September 2019 19:25

Ç ‘farë mesazhi dha në Tiranë Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk? A ndezi ai ndonjë sinjal pozitiv për hapjen e negociatave në 18 tetor? A hodhi ai ndopak dritë mbi ankthin nëse maqedonia na lë pas në rrugën e Integrimit? Po të shohësh pasqyrimin e udhëtimit të tij në Tiranë përmes mediave zyrtare e gjitha duket rozë dhe fare pranë arritjes së objektivit. Por po të shohësh nga një këndvështrim tjetër dhe të përpiqesh të dekriptosh sinjalet e gjuhës diplomatike, situata ngjan pak më ndryshe. Pikërisht këtë ka bërë Lapsi.al duke krahasuar mesazhet që Tusk dha për Shqipërinë dhe Maqedoninë që e vizitoi në të njëjtën ditë. Ne pamë ato që ai ka shkruar me dorën e vet në llogarinë personate në Twiteer.

Pasi takoi kryeministrin Zaev Presidenti i Këshillit të Europës shkroi: “Shkupi është vendi më i mirë i mundshëm ku do të dëshiroja t’u bëj thirrje udhëheqësve të Bashkimit Evropian: Tani ju bëni pjesën tuaj. Sepse Maqedonia e Veriut tashmë ka bërë pjesën e saj”. Pra mesazhi ëshë i prerë dhe i qartë Maqedonia i ka bërë detyrat, tani kryetarët e shteteve të BE duhet të marrin përgjegjësi.

Ndërsa në rastin e Shqipërisë, pas takimit me kryeministrin me atelete , tonet e Presidentit të Këshillit të Europës nuk janë aq të prear dhe pa ekuivoke. Ai nuk i thotë liderve europianë: “bëni detyrën tuaj” si në rastin e Maqedonisë së Veriut. Ai thjeshtë shqipton një formulë politese të stërthënë prej vitesh se hyrja e Shqipërisë në BE është në interesin më të mirë të të gjithë Evropës:”Sepse Evropa nuk do të jetë e qendrueshme dhe e sigurtë pa integrimin e të gjithë Ballkanit në BE. Bëhet fjalë për të ardhmen tonë të përbashkët”.

Vetëm duke dekriptuar këto nuanca të gjuhës diplomatike, gjë që nuk e bëjnë mediat e regjimit, mund të arrish të kuptosh se kush është më i avantazhuar në garën e 18 tetorit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...