‘Punësimet tufa-tufa të Rilindjes në administratë atentat ndaj hapjes së negociatave’

E mërkurë, 18 September 2019 17:51

Bundestagu gjerman pritet ti vendosë Shqipërisë një tjetër kusht për hapjen e negociatave. Kushti i ri lidhet me Reformën në Administratën Publike. Ligji për nëpunësin civil ishte kusht 6 vite më parë dhe u miratua nga qeveria “Berisha”. Por duket se ndërkombëtarët kanë vënë re probleme të reja serioze në administratë gjatë qeverisjes “Rama” duke kërkuar edhe njëherë reformën në administratë.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaron se vendosja e këtij kushti lidhet me punësimet pa kritike, sipas bindjeve politike, që ka aplikuar këtu vite Rilindja. Vasili thotë se ndërkombëtarët nuk mund të thonë që dhe për këtë reformë e ka fajin opozita.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit: “Punësimet me tufa të rilindjes atentat me qëllim kundër hapjes së negociatave! Një nga kushtet shume te forta te vendosura qarte e prere per hapjen e negociatave eshte Reforma ne Administraten Publike. Punesimet me qindra e qindra, tufa tufa nga rilindja me teser partie jane haptazi dhe me qellim kunder hapjes se negociatave nga Rama dhe rilindja.

Nderkombetaret ketu ne Tirane nuk besoj se do ta konsiderojne edhe kete nje reforme fantastike qe nuk eshte pare gjëkundi. S’besoj se do te jene kaq te trashe sa te thonë qe jua ka fajin opozita per kete. Po ju risjell edhe nje here ne vemendje publikimet e pergjimeve nga Zeri i Amerikes per punesimet ne burgje pa pasur nevoje per komente te mëtejshme”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...