Alibeaj: Saimir Tahiri arrestoi për një cigare hashash të riun, që vari veten

Premte, 20 September 2019 22:58

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora u shpreh se vendimi i dhënë nga Gjykata për ish-ministrin Saimir Tahiri nuk ishte surprizë, referuar sorollatjes që zgjati rreth dy vite.

Alibeaj tha se Gjykatës së Krimeve të Rënda iu mbyll goja nga pushteti.

Ai theksoi se me çerekun e provave që ekzistonin për Tahirin, Gjykata ka dënuar shumë njerëz, ndërsa tregoi rastin e një të riu në Kolonjë të Lushnjes, i cili u arrestua nga vetë Saimir Tahiri për një cigare dhe vari veten në qeli.

Alibeaj: Ata gjyqtarë dhe prokurorë ta them unë me 1001% me siguri. Nuk janë të korruptuar financiarisht. Dy janë defektet që ka vuajtur kohë më parë dhe tani sistemi i drejtësisë. O janë të korruptuar me ryshfet, ose janë nën presionin e pushtetit. Dhe unë them që ata gjyqtarë dhe prokurorë nuk janë të korruptuar financiarisht.

Pyetja është: A ka pasur dikush interes për t'i bërë presion këtyre për të dhënë atë vendim që dëshironte?

Të gjithë e kemi parë dje dhe sa herë ka pasur seanca ky gjyq, ajo çfarë ishte kërshëri e gazetarëve dhe jo vetëm ishte cili do të ishte kodi mafioz që keqbërësi do t'i lëshonte kryeministrit. Ja lëshoi dje vëllezërit.

Prova ka pasur pafund, sepse këto gjyqe, procese që janë nën syrin e publikut dhe të medies kanë edhe një avantazh. Thuajse gjithë publiku e di fare mirë se cilat janë faktet dhe Habilajt. E di faktin e tyre të dënuar në Itali. I di lidhjet e tyre me drejtuesit e policisë dhe me ministrin. Për publikun faktet dhe provat dihen, janë aty të plota. Provojnë përfshirjen. E vetmja gjë për tu testuar ishte: pushteti a do ishte ai që do ja mbyllte gojën sistemit të ri të drejtësisë.

Ka prova të plota që strumbullari i të gjithë kësaj është Edi Rama. Pushteti i të cilit është shtrirë deri në skutat më të errëta të krimit të organizuar në këtë vend. Për ne nuk ka qenë surprizë e djeshmja.

Me çerekun e atyre provave ajo Gjykatë ka dënuar shumë njerëz. Për një cigare hashash janë dënuar të rinj e kanë vrarë veten në qeli. Për një cigare hashash në Kolonjë të Lushnjes është arrestuar nga Saimir Tahiri një i ri i papunë, i pashpresë dhe ka varur veten. Sa e sa për energjinë elektrike janë dënuar drejtpërdrejt me burg.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...