Lleshaj nuk foli për 5 vrasjet brenda dy ditëve dhe dekonspirimin e operacionit kokaina , sot i dogji deklarata e Bashës

E Enjte, 03 October 2019 14:04

Në vetëm 2 ditë kanë ndodhur 5 vrasje, dy prej tyre atentate mafioze. Prej një jave mediat ndërkombëtarë por edhe  ato shqiptare po flasin për dekonspirimin e operacionit të DEA-s amerikane për kokainën në portin e  Durrësit dhe prej ditësh Sandër Lleshaj e mbylli gojën.

Në media dalja e fundit ishte për shown mediatik për tërmetin.

Zëvendësimi i 137 kilogramëve kokainë me oriz në portin e Pireut në Greqi, para se ngarkesa të mbërrinte Durrësin, ngriti pikëpyetje mbi besimin e agjencive partnere tek autoritetet shqiptare. Si për ironi, ndonëse kontejnerët e drogës ishin nën sytë e policisë, disa nga pako u nxorën nga porti dhe i dyshuari si autor, Gentian Malindi, u largua pa gjurmë. Por, Sandër Lleshaj nuk foli për këtë skandal.

Sot, atij i dogji deklarata e kreut të PD Lulzim Basha se Shqipëria ka shënuar raste në rritje të trafikut të narkotikëve. Nëpërmjet një postimi në twitter, mjet komod për Lleshajn për të deklaruar diçka pa qënë nevoja të ngrihet nga krevati, apo nga tavolina e kafenesë, ministri nuk i jep dot shpjegim rasteve në shtim të kokainës, kanabisit, heroinës, në kufijtë shqiptarë, apo të shpjegojë shqetësimet e autoriteteve ndërkombëtare për dekonspirimet e operacioneve. Lleshaj zgjodhi të bëjë më të lehtën, i rikthehet Lazaratit për t’u fshehur si struci.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...