Ftesa e PS për tryezën e reformës zgjedhore, PD: Planin me 5 pika e keni në tryezë

E mërkurë, 09 October 2019 16:04

Partia Demokratike i është përgjigjur ftesës së mazhorancës parlamentare të bërë me anë të Damian Gjiknurit për tryezën e reformës zgjedhore që zhvillohet nesër.

Me anë të sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi, PD shprehet se e ka dorëzuar planin me 5 pika dhe pret që qeveria të miratojë atë.

‘I qëndrojmë deklarimit që kemi bërë në tryezën OSBE. Plani ynë në tryezë, qeveria të shprehet për 5 pikat’, është shprehur Bardhi për mediat e interesuara.

Në tryezën e OSBE për Reformën Zgjedhore, PD mori pjesë, e përfaqësuar nga Ivi Kaso, ku kërkoi që të krijohet një strukturë e posaçme e drejtuar nga ndërkombëtarët dhe me përfaqësues nga opozita dhe mazhoranca.

Më herët, bshkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, i ka dërguar sot një ftesë zyrtare Partisë Demokratike që të marrë nesër pjesë në mbledhjen e komisionit. 

Ftesa i është drejtuar përfaqësuesit të PD, Ivi Kaso, të cilit i thuhet të marrë pjesë në mbledhje nesër në orën 10:00, në Kryesinë e Kuvendit.

 “Do të diskutojmë mbi ecurinë e tryezës së 25 shtatorit ku ju morët pjesë”, thuhet nder te tjera.

Ndërkohë, kujtojmë që PD është shprehur se Reforma Zgjedhore nuk mund të bëhet me Gjiknurin në këtë komision, pasi sipas kësaj force politike, emri i tij ka dalë në audio-përgjimet për blerjen e votave në Dibër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...