‘Qëndrimi i Bundestagut afron zgjidhjen e krizës dhe zgjedhjet e parakohshme’

E mërkurë, 09 October 2019 16:26

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste. Agron Duka, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me fermerë dhe sipërmarrës në fushën e bimëve medicinale në Përrenjas, ku ka kritikuar edhe politikat diskriminuese të qeverisë Rama ndaj bujqësisë, si edhe për qëndrimin përcaktues të Bundestagut për hapjen e negociatave që nuk ofton vetëm zgjidhjen e krizës por edhe zgjedhje të parakohshme.

‘Në Prrenjas, me fermerë dhe sipërmarrës në fushën e bimëve medicinale. Një sektor me potencial të lartë punësimi për banorët e zonave rurale dhe një ‘eliksir’ i rëndësishëm për ekonominë tonë, i cili nuk po gjen orientimin dhe mbështetjen e nevojshme për t’u ngritur në nivelin e kërkuar nga tregjet botërore.

Kjo është një tjetër pasojë e shterimit të energjive qeverisëse, që pasqyrohet te rënia e rritjes ekonomike dhe kriza e prodhimit, sikurse kanë dëshmuar protestat e fermerëve dhe blegtorëve përgjatë gjithë këtij viti. Paaftësia për t’i dhënë zgjidhje problematikave, apo aftësia për t’i krijuar ato, tregojnë se jemi përballë një mazhorance pa të ardhme politike, e cila po prodhon vetëm kosto sociale dhe ekonomike, te cilat vetëm zgjedhjet e reja mund të ripërtërijnë.

 

Qëndrimi përcaktues i Bundestagut, nuk afron vetëm zgjidhjen e krizës, por edhe zgjedhjet e parakohshme, me anë të cilave do të triumfojnë edhe zgjidhjet ekonomike për bujqësinë dhe jo vetëm. Prandaj, po përgatitemi që të ofrojmë ekspertët më të mirë, njerëz që i kanë përkushtuar gjithë jetën bujqësisë, programim dhe vizionin për ta kthyer Partinë Agrare Ambientaliste në zërin e fortë për fermerët dhe blegtorët në zgjedhjet e ardhshme.’

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...