Xhixho: Venecia konfirmoi se s'ka asnjë shkelje të Kushtetutës nga Presidenti, komisioni hetimor një farsë

Hënë, 14 October 2019 20:04

Erisa Xhixho, nënkryetarja e LSI-së, ka reaguar në Facebook me anë të një postimi, ku vlerëson opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias, si dhe thekson se Presidenti i Republikës nuk ka shkelur asnjë nen të Kushtetutës.

Ajo ka renditur listën e raportit përfundimtar të Komisionit të Venecias, duke shtuar se Presidenti i ka qëndruar besnik betimit që ka bërë për respektimin e Kushtetutës dhe se nuk ka pasur “tejkalim të kompetencave”, referuar nenit 99 të Kushtetutës së Shqipërisë.

Qëllimi kryesor i gjithë kësaj farse antikushtetuese ishte uzurpimi i të vetmit institucion legjitim nga Edi Rama”, shkruan nënkryetarja e LSI-së
 
Postimi i plotë:

“Presidenti i Republikes nuk ka shkelur asnjë nen të Kushtetutës duke i qëndruar besnik betimit që ka bërë për respektimin e saj”

Raporti përfundimtar i Komisionit të Venecias konfirmojë se:

1. Presidenti i Republikës nuk ka shkelur asnjë nen të kushtetutës dhe nuk mund të shkarkohet, si organi i vetëm legjitim në vend garant i Kushtetutës.

2. I vetmi institucion që mund të shprehet për kushtetushmërinë e dekreteve të Presidentit është Gjykata Kushtetuese , e cila nuk është vënë në levizje as nga qeveria dhe as nga parlamenti për të atakuar dekretet.

3. Dekretet e Presidentit janë në fuqi, duke vulosur paligjshmërinë e votimeve moniste të 30 Qershorit.

4.Presidenti i Republikës ka bërë thirrje për dialog dhe ka bërë të gjitha përpjekjet e tij që shtyrja e zgjedhjeve të çonte në një kompromis politik midis partive politike.

5.Është fshirë shprehja “tejkalim i kompetencave “ në nenin 99.

Prandaj nga sot Komisioni hetimor i Parlamentit monist duhet të pushojë së vepruari dhe t’i kërkojë ndjesë shqiptarëve që akuzojë politikisht Presidentin e Republikes që përfaqëson sipas Kushtetutës unitetin e popullit.

Qëllimi kryesor i gjithë kësaj farse antikushtetuese ishte uzurpimi i të vetmit institucion legjitim nga Edi Rama .

Modifikuar më Hënë, 14 October 2019 20:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...