Gjykata Kushtetuese/ Venecia vë në dyshim pavarësinë e gjyqtarëve të rinj…

E mërkurë, 16 October 2019 08:56

Komisioni i Venecias hedh dyshime për pavarësinë e anëtareve të Gjykatës së re Kushtetuese, të cilët do të gjykojnë dekretet e Presidentit Meta.

Në pikën 80 të opinionit të Komisionit, thuhet se zgjedhja e gjyqtarëve të rinj do të ndikojë dhe në vendimmarrjen e tyre.

“Është për të ardhur keq që Gjykata Kushtetuese mund të themelohet me një çështje kaq të rëndësishme tashmë në pritje. Ndërsa përbërja e një Gjykate Kushtetuese është gjithnjë me interes të madh për aktorët politikë dhe duke pasur parasysh një rast të tillë specifik, zgjedhja e gjyqtarëve nuk është sfond ideal për të siguruar pavarësinë e tyre.

Sidoqoftë, kjo nuk ndikon në legjitimitetin e Gjykatës”, thuhet në opinionin e “Venecias”.

Sipas Komisionit të Venecias, do të duhen gjashtë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese që të mund të shkarkojnë Presidentin e Republikës. “Gjatë fazës së fundit të procedurës së shkarkimit, Gjykata Kushtetuese vendos në mënyrë të plotë (neni 62 i Ligjit për Gjykatën Kushtetuese). Si rrjedhojë, Gjykata Kushtetuese duhet të themelohet dhe të ketë kuorum të paktën gjashtë gjyqtarë (neni 32 i Ligjit për Gjykatën Kushtetuese).

Një shumicë prej pesë gjyqtarësh kërkohet të vendosë për shkarkimin (neni 74(4) i Ligjit për Gjykatën Kushtetuese). Kjo do të thotë që fajësimi i Presidentit nuk mund të ndodhë derisa Gjykata Kushtetuese të ketë së paku gjashtë gjyqtarë. Aktualisht, gjykata ka vetëm një gjykatës dhe duket se emërimi i katër gjyqtarëve po përgatitet”, thuhet në opinion. Por, Komisioni nënvizon se ndërsa gjykata merr në shqyrtim aspektin juridik, Kuvendi merret me aspektin politik.

“Procesi i shkarkimit përfshin edhe aspekte e faza ligjore dhe politike. Puna e Komisionit të Posaçëm Hetimor është kryesisht e natyrës juridike. Në të kundërt, kur Kuvendi në seancë plenare vendosi nëse do të shkarkonte Presidentin, mund – dhe madje duhet – të marrë parasysh edhe pasojat politike të vendimit të tij. Së fundi, Gjykata Kushtetuese përqendrohet thjesht në aspektin juridik. Komisioni i Venecias mund të komentojë vetëm për aspektet ligjore, por gjithashtu dëshiron të theksojë rëndësinë e aspektit politik të përfshirë në vendimmarrjen e Kuvendit.

Edhe nëse Kuvendi do të konsideronte se kishin ndodhur shkelje të rënda të Kushtetutës, ai mund të vendosë në mënyrë të ligjshme të heq dorë nga vazhdimi i procedurave të shkarkimit. Nga ana tjetër, sa i përket seancës plenare, edhe pse fjala “mund” në përkthimin në anglisht të Nenit 90(2), mund të ketë një kuptim më të ngushtë sesa teksti në shqip, (kjo gjë ju sugjerua delegacionit të Komisionit të Venecias në Kuvend), është e qartë se vendimi nga seanca plenare – i marrë nga dy të tretat e shumicës – është gjithashtu politik”, shprehet Komisioni i Venecias.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...