Tabaku: KLSH zbulon manipulimin, qeveria fshehu 610 milionë euro borxh

E mërkurë, 16 October 2019 11:06

"Edi Rama është kampion i vjedhjes së qytetarëve shqiptarë dhe rritjes së borxhit që secili prej nesh duhet të paguajë për vjedhjet e tij".

Është kjo deklarata e bërë ditën e sotme nga ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku, e cila tha se raporti i Kontrolli të Lartë të Shtetit tregon se qeveria ka gënjyer dhe manipuluar të dhënat e buxhetit të shtetit, duke fshehur 610 milionë euro borxh.

Sipas saj, kjo do të thotë se çdo shqiptari do t’i duhet të paguajë 200 euro shtesë vetëm prej borxhit të fshehur të Edi Ramës.

Tabaku tha se fshehja e shifrës së borxhit është tregues jo vetëm i paaftësisë dhe pazotësisë, por kjo fshehje dëshmon manipulimin dhe kriminalizimin e qeverisë deri në pikën që shkatërron tërësisht të dhënat dhe besueshmërinë e publikut.

"Qeveria ka vazhduar të gënjejë shqiptarët dhe institucionet ndërkombëtare duke pohuar se kanë ulur borxhin publik, në 67.2%. E vërteta është se borxhi publik është 71.6% dhe ky sërish nuk është borxhi real përfundimtar, pasi aty nuk është përfshirë borxhi 2,2 miliardë euro nga PPP-të korruptive. Nëse do të llogariteshin në mënyrën e duhur dhe sipas standarteve të kërkuara nga FMN dhe Banka Botërore, atëherë vlera reale e Borxhit Publik do të ishte 81%", u shpreh Tabaku.

Duke renditur me pika borxhet që u janë fshehur shqiptarëve ajo tha:

-Detyrimet për investime, vendime gjyqësore etj janë rreth 173 milionë euro.

-Detyrimet për rimbursimin e TVSH janë rreth 169 milionë euro.

-Borxhe për tatim fitim ndaj biznesit 124 milionë euro.

-Detyrime gjyqësore në avokaturën e shtetit, po ashtu 124 milionë euro.

-Dhe Detyrime gjyqësore ndërkombëtare 26 milionë euro.

"Totali i borxhit të paraportuar, të fshehur nga qeveria e Edi Ramës vetëm gjatë vitit të kaluar, është 600 milionë euro. Ky manipulim i të dhënave, kjo fshehje e borxhit real dhe detyrimeve është një vepër e rëndë pasi e ka vendosur buxhetin në një rrezik të paprecedentë.  Arkitekti i kësaj skeme mafioze dhe kriminale, kryeministri që projekton ndarjen e pronave dhe parave të shqiptarëve si të jenë feudi i tij personal ka shkatërruar çdo institucion dhe ka përçudnuar kushtetutën e vendit", tha ndër të tjera Tabaku.

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...