Berisha: Një falenderim për presidentin Macron, që damkosi politikën e Çubrolloviçit që ndjek Edvin Mafia!

E Enjte, 17 October 2019 10:29

Nga Sali Berisha

Unë nuk e di se cili do të jetë vendimi, që do të merret nesër për Shqipërinë dhe unë e kam shprehur qëndrimin tim për hapjen e negociatave, ndonëse nuk është plotësuar asnjë nga kushtet e një viti më parë.

Por unë dua të falenderoj Presidentin Emanuel Macron, i cili natyrisht, për shqetësime të vendit të tij, vuri gishtin në njerën nga plagët më të tmerrshme të shoqërisë së sotme shqiptare, largimin e mijëra e mijëra shqiptarëve dhe kërkesën e tyre për azil në vendin e tij, çka përbën një problem vërtet serioz për Francën, por që në të vërtetë përbën një fatkeqësi shumë herë më të madhe për Shqipërinë, përbën një hemoragji të tmerrshme shpërbërëse kombëtare, largimin masiv të rinisë dhe vdekjen graduale të së ardhmes së kombit tonë.

Spastrimi masiv etnik i shqiptarëve ka në bazë zbatimin pikë për pikë të doktrinës së Vaso Çubrilloviçit nga Zografi Bis në Shqipëri, politikat shpresëvrasëse, që kanë si qëllim përzënien e shqiptarëve në tërësi dhe të rinjve në veçanti nga Shqipëria.

Një vit më parë, kushti specifik, përvec atyre të Bundestagut që vuri Franca dhe të gjitha vendet anëtare të BE, ishte ulja e numrit të azilkërkuesve. Sot, pas një viti, jo vetëm nuk është plotësuar asnjë kusht nga ato të Bundestagut, por përkundrazi, për shkak të përkeqësimit të gjendjes janë shtuar dy “de facto”, tre kushte të tjera, ndërsa numri i azilkërkuesve nga Shqipëria në Francë është rritur me 25%.

Pikërisht për këtë arsye, Presidenti Macron damkosi dje botërisht politikën e shpopullimit të Shqipërisë nga Zografi Bis duke deklaruar para mediave se:
“Kemi dhe gjëra të çuditshme në këtë proces (është fjala për zgjerimin, shën i imi). Për shembull, kemi lëvizjen e lirë përpara se të hapen negociatat. Kemi lëvizjen e lirë me Shqipërinë pa hapur negociatat dhe kjo është një lloj marrëdhënie e çuditshme. Në mirëbesim, kemi dhënë lëvizjen e lirë dhe kemi mijëra e mijëra persona që kërkojnë azil nga ky vend”, tha Macron.

Kurse Zografi Bis lan duart si Pilati me politikën e vrasjes së shpresës, dëbimit të butë të shqiptarëve nga vendi i tyre duke deklaruar se nuk do ta bëjë “bunker”, Shqipërinë, duke aluduar kohën e etërve të tij mizorë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...