“Korrespondenti” i qeverisë, Edi Rama, njofton nga Brukseli për negociatat

E Enjte, 17 October 2019 12:53

Kryeministri Edi Rama është bërë qesharak me vajtje-ardhjet e tij nëpër korridoret e Brukselit, me shpresë se BE dhe vendet evropiane do t’i çelin negociatat. Madje sot herët postoi një fotografi me komisionerin Hann, duke komentuar: “Bruksel - Me Komisionerin Hahn për të rejat e fundit, në prag të vendimmarrjes së Këshillit Europian”. Edhje pse ia kanë thënë troç, ai shpreson deri në minutën e fundit se mos Evropës do i vijë keq për Edin e do i çelë dritën jeshile. Ai e di shumë mirë se çdo lloj përpjekje e tij është e kotë. Nuk pinë më ujë as frazat e bukura e as veshja e tij. Evropa ia ka bërë të qartë. Ky njeri nuk ka më sy e faqe t’i lutet Evropës, as Francës, as Gjermanisë e Holandës. Nuk ka bërë asnjë reformë, asnjë rekomandim, vetëm ka thelluar edhe më shumë krizën dhe mjerimin, ikjen masive dhe dyndjen e azilkërkuesve nëpër shtetet e Evropës. Nuk mund t’ bindë më askënd, pasi për ditë janë me tonelata të tërë kanabis e droge, vrasje e krime, që trondisin vendin dhe e bëjnë këtë vend praktikisht të padëshiruar e ku nuk mund të rish as edhe një ditë më tepër.

Ky jo vetëm që duhet të largohet nga qeveria por vendin e ka në qeli, sepse mbi të gjitha vrau shpresën e shqiptarëve, i detyroi ata të largohen e Shqipëria të boshatiset me ritme të tmerrshme.

Sot ky sillet si “korrespodent” i lirë, por i varur nga qeveria, me shpresë se do t’i thonë “po”, por nuk ka më oksigjen nga Evropa për një kryeministër që mban peng popullin e tij.

Modifikuar më E Enjte, 17 October 2019 12:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...