Zëri i Amerikës: BE, pak shanse për hapjen e bisedimeve me Tiranën e Shkupin

E Enjte, 17 October 2019 19:13

Zëri i Amerikës/

Në Bruksel, krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare janë mbledhur sot për të diskutuar mes të tjerave dhe për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Shanset duken veçanërisht të pakta, për shkak të qëndrimit të prerë të Francës e cila kërkon së pari rishikim të procesit të zgjerimit dhe bisedimeve

Që prej ditës së djeshme kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet në Bruksel në një përpjekje për të siguruar një PO të Këshillit europian për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë. Por duket se shanset janë gjithnjë e më të pakta. Një përpjekje e fundit e e bërë dje nga kancelarja gjermane Angela Merkel, për të gjetur një kompromis me presidentin francez Emmanuel Macron, nuk u duk se dha rezultatin e pritur. Ndërsa vlerësoi "vendosmërinë dhe përparimin e bërë nga drejtuesit e dy vendeve", pranoi "nevojën për t’u dhënë një sinjal pozitiv" dhe konfirmoi bindjen se "Ballkani perëndimor mbetet strategjik për Europën", ai theksoi se "ka shumë gjëra për të përfunduar përpara hapjes së bisedimeve".

Dhe si shembull të një prej gjerave që nuk funksionon siç duhet sipas tij, ai solli lëvizjen e lirë të njerëzve, si pasojë e së cilës shqiptarët tha ai janë në vend të dytë për numrin e azilkërkuesve. Ai preu thuajse çdo shpresë kur theksoi sërish se kishte dëshirë t’u dërgonte një sinjal pozitiv drejtuesve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, "por se tani jemi ne që kërkojmë pak kohë për t'i vënë disa gjëra në rendin e duhur”.

Në këtë kontekst, kur kundër Shqipërisë është dhe Hollanda me Danimarkën, mbështetja e 25 vendeve të tjera anëtare, në mbledhjen e sotme të Këshillit duket se nuk ofron shpresë përballë qëndrimit të prerë të Francës. Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, sot para nisjes së mbledhjes, ndonëse nuk e konsideroi një cështje tërësisht të mbyllur, nuk la ndonjë hapësirë optimizmi.

Komisioneri në ikje për Zgjerimin Johannes Hahn tha në krah të kryeministrit Rama se nëse nuk do të jepej mbështetja për hapjen e bisedimeve "nuk do ishte për ndonjë dështim të Shqipërisë, apo qeverisë së vendit. Është një çështje që lidhet me dinamikat e brendshme të Europës"

Edhe për kryeministrin Rama "përtej faktit që çfarë kemi bërë ne dhe çfarë duhet të bëjmë, jemi në kushtet kur në Këshillin Europian diskutohet për çfarë duan, apo nuk duan të bëjnë vetë anëtarët e familjes për familjen e tyre, pasi dihet që një anëtar i rëndësishëm i familjes kërkon një qasje tjetër të të gjithë familjes ndaj këtij procesi”.

Edhe nëse përfundimi do të jetë negativ, mbetet për t’u parë formulimi që do të gjendet dhe sa do të jetë shtyrja në kohë, duke qenë se propozimi i Francës në parim është që pranverën e ardhshme Komisioni të paraqesë platformën e rishikuar për bisedimet për anëtarësim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...