“Ne jemi këtu, po kapemi për flokësh! Shqiptarët do mbeten pa rroga”

E Enjte, 17 October 2019 22:42

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi mendon se mos hapja e negociatave është vetëm për faj të qeverisë. Sipas saj opozita prej kohësh ka kërkuar një pakt kombëtar për integrimin, por kjo nuk është dëgjuar nga qeveria.

“Pakti kombëtar është shumë i thjeshtë. Ne si LSI por edhe zoti Basha, është diskutuar dhe me ndërkombëtarët. E vetmja negociatë që kërkohej ishte krijimi i një qeverie teknike. Të bënim atë që bëri Kroacia para disa viteve. Pakti kombëtar është dhe miratimi i reformës në drejtësi. Çfarë ndodhi, nuk e donin, donin ta grabisnin reformën në drejtësi dhe tani e kanë mbi hanxhar mbi kokë. Edhe ndërkombëtarët, Lu dhe Vlahutin… Ku janë ata të dy sot? Ne jemi këtu dhe po kapemi për flokësh edhe pse ti dhe Ditmiri s’kemi flok”, tha Monika Kryermadhi.
Sipas saj kushti i vetëm që i kishte vendosur Franca, Shqipërisë ishte numri i azilkërkuesve, por sipas saj qeveria nuk ka marrë asnjë masë.

Zonja Kryemadhi po ashtu paralajmëroi se shqiptarët do të mbeten pa rroga.

“Kolapsin ekonomik që do t’ju ndodhi shumë shpejt shqiptarëve. Ku do të ngelen shqiptarët pa rroga dhe pensionistët pa pensione. Fshehja e transparencës së Ministrisë së Financave për thesarin është një krim tjetër… Po po pa rroga do mbeten shqiptarët…”/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...