Basha; BE refuzoi Ramën, jo Shqipërinë, kushtet e Bundestagut tregojnë se qeveria ka bërë hapa pas

Hënë, 21 October 2019 11:15

Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në nja dalje për media këtë të hënë se Evropa refuzoi Edi Ramën dhe jo Shqipërinë, me vendimin për të mos hapur negociatat. Sipas Bashës, shumica e vendeve anëtare të BE ishin të një mendjeje, se qeveria shqiptare nuk e meriton hapjen e negociatave.

“Vlerësim sipas meritës është qëndrimi i prerë i vendeve anëtare të BE për vendet që dua t’i bashkohen BE. Shumica e vendeve ishin të një mendjeje, se qeveria e Shqipërisë nuk e meritonte hapjen e negociatave. Për këtë u artikuluan disa kushte, që në thelb tregojnë se Shqipëria ka bërë hapa pas. Situata e rëndë ekonomike, mungesa e mundësisë që vjen prej kapjes së institucioneve dhe pabarazisë para ligjit ka detyruar shqiptarët të largohen.

Krimi dhe korrupsioni janë shqetësim për vendet e BE. Ndëshkimi i blerjes së votës, vënia para drejtësisë e të implikuarve në vepra të rënda, janë disa nga kushtet e BE. Këto nuk janë probleme të BE, siç deklaron propaganda e qeverisë. Krejt e ndryshme paraqitet situata për Maqedoninë e Veriut, as kusht për këtë vend dhe një mbështetje gati unanime për hapjen e negociatave. Megjithatë, Zaev paraqiti dorëheqjen dhe vendi do shkojë në zgjedhje të parakohshme. Nga ana tjetër, qeveria jonë, e refuzuar nga vendet evropiane, vazhdon të mos e lëshojë pushtetin në dëm të qytetarëve. Ne kemi vetëm një rrugë, atë evropiane. Evropa ka refuzuar Edi Ramën, jo Shqipërinë. Dështimi është i Ramës, jo i Shqipërisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...