Basha i përgjigjet Ramës: Mjaft më me shfajesime, ti ke dështuar

Hënë, 21 October 2019 15:55

Kreu i opozitës Lulzim basha i është përgjigjur menjëherë kreut te qeverisë Rama, i cili gjate mesdites deklaroi se nuk kishte pse jepjte doreheqjen. dhe

Nëpërmjet një mesazhi ne Twitter, Basha i shkruan Rames: 'Fakti është, Europa të ka refuzuar. Ti ke dështuar'.

Ja pergjigja e Lulzim Bashës per Edi Ramen:

Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve zoti Rama! Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde.

Fakti është, Europa të ka refuzuar. Ti ke dështuar.

Kujt do t'ia hedhësh fajin për dështimin me shëndetësinë? Kujt do t'ia hedhësh fajin për ekonominë e shkatërruar? Kujt do t'ia hedhësh fajin për qeverinë tënde të korruptuar?

Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua! Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar dhe shqiptarët do të refuzojnë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Digjet një tjetër makinë në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan

Kronikë

Digjet një tjetër makinë në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan

Një automjet tip “Benz-Mercedes” është djegur mesditën e sotme në hyrje të tunelit të Krrabës.   Fatmirësisht, drejtuesi dhe udhëtarët s’kanë pësuar dëmtime. Në vendngjarje kanë shkuar forca zjarrfikëse dhe ambulanca. Si pasojë është...

Oscars 2024/ Emma Stone shpallet aktorja më e mirë

Globi

Oscars 2024/ Emma Stone shpallet aktorja më e mirë

Emma Stone pranoi Oscar-in e saj të dytë të dielën në 96-vjetorin e Çmimeve të Akademisë. Performanca e Stone si Bella Baxter në filmin e vlerësuar nga kritikët “Poor Things” i ka...

U plagos pak më parë në qendër të Fierit, ndërron jetë në spital 19-vjeçari

Kronikë

U plagos pak më parë në qendër të Fierit, ndërron jetë në spital 19-vjeçari

Një konflikt ka ndodhur pak minuta më parë në qendër te qytetit te Fierit.  Disa persona janë grindur mes tyre dhe pasi debati ka agravuar në përleshje fizike një prej tyre...