Fatalitet!

Hënë, 21 October 2019 16:35

Nga Sali Berisha

Në Bruksel me Edvin Mafinë kësaj radhe humbëm jo vetëm trenin por dhe stacionin edhe rrugën!

Miq, data 18 tetor e vitit 2019 do të gdhendet në muret e kohës të këtij vendi me një fjalë të vetme, të cilën po e marr hua nga Viktor Hygo, fjalën që u gjend e shkruajtur në themelet e Katedrales: Fatalitet!

Këte datë Shqipëria, ëndrra europiane e Frashërlinjve të pavdekshëm dhe e rinisë studentore të viteve 90-të dhe e mbarë shqiptarëve morën goditjen më të rëndë politike të 30 viteve të fundit.

Ato morën de facto atë që quhet goditje e mëshirës pasi prej katër vitesh Edvin Kristaq Mafia me narkoshtetin e tij kishte futur në vdekje klinike projektin e integrimit europian të Shqipërisë.

Po pse me 18 tetor të vitit 2018 në samitin e me të mëdhenjve të BE në Bruksel projekti i integrimit europian të Shqipërisë mori për shkak të Edvin Mafisë një goditje fatale?

Pse me vendimin e fundit të liderëve të BE ne humbëm jo vetëm trenin, të cilin e humbasim katër vite me radhë por humbëm edhe stacionin dhe vetë rrugën?

Vetëm duke kuptuar çfarë ndodhi vjet me Shqipërinë në Luksemburg mund t’iu përgjigjemi këtyre pyetjeve dhe të kuptojmë fatalitetin që ndodhi me ne me 18 tetor 2019 në Bruksel!

Në vitin 2018 Komisioni Europian duke konsideruar se janë plotësuar nga qeveria shqiptare 5 kushtet rekomandoi hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë.

Në pranverë të vitit 2018 Bundestagu hodhi poshtë si të pa vërtetë pretendimin e Komisionit dhe shtoi nga 5 në 7 kushtet që duhet të plotësonte Shqipëria para hapjes reale të negociatave, duke i ndarë njëlloj si këtë vit, dmth disa duhej të plotësoheshin para se të mblidhej Konferenca e Pare dhe te tjerat para se te mblidhej Konferenca e dytë, që shënon dhe hapjen reale të negociatave pra të diskutimit me dy kapitujt e parë.

Në Luksemburg Franca dhe disa vende të tjera mendonin se hapja e negociatave me Shqipërinë që nuk kishte plotësuar kushtet, nuk duhej të diskutohej fare deri sa vendi të plotësonte vërtet ato, pasi edhe vet propozimi i Bundestagut dëshmonte se Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet.

Pas debatesh të gjata në Luksemburg u arrit një “Kompromis” i qëndrimit gjerman që negociatat të mos hapeshin me Shqipërinë pa plotësuar 7 kushtet dhe qëndrimit francez dhe i disa vendeve të tjera që vendimi të merrej vetëm pas plotësimit të kushteve, u arrit me vendimin unanim sipas të cilit në rast se qeveria shqiptare do plotësonte 7 kushtet atëherë hapeshin në fundin e vitit 2019.

Kështu qeverisë shqiptare iu dhanë 17 muaj kohë për të plotësuar kushtet.

Mirepo gjatë këtyre 17 muajve Edvin Mafia jo vetëm që nuk plotësoi asnjë nga 7 kushtet por:

a-)dolën regjistrimet e publikuara në Bild që implikonin direkt Edvin Mafinë dhe narkoministrat e tij

b-)u publikuan dhjetra kronika dhe editoriale që cilësonin shtetin e Edvin Mafise si narkoshtetin e vetëm në Europë

c-Edvin Mafia zhvilloi zgjedhjet e para moniste jo demokratike në historinë e pas rënies së Perdes së Hekurt, të cilat u bojkotuan jo vetëm nga opozita por edhe nga Kongresi i Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Europës si dhe u damkosen nga raporti perfundimtar i OSBE/ODHIR.

Megjithë këto Komisioni Europian deklaroi se Shqipëria i ka plotësuar kushtet dhe rekomandoi hapjen e negociatave pa kushte.

Pikërisht kjo gjendje detyroi Bundestagun të hedhë poshtë si te pa vërtetë rekomandimin e Komisionit Europian dhe shtoi nga 7 në 9 kushtet që duhet të plotësonte narkoqeveria e Edvin Mafisë para se vendi të hapë negociatat dhe nuk caktoi asnjë datë pra shtyu hapjen e negociatave.

Por shumica e vendeve në Bruksel nuk pranuan këtë propozim. Po pse? Ato nuk ishin dakord sepse një propozim si ky por me 7 kushte i kishin pranuar 16 muaj më parë por Edvin Mafia nuk plotësoi asnjë kusht dhe rrënoi standarde të tjera. Prandaj dhe presidenti Macron deklaroi se nuk pranon të gënjejë vetveten pasi siç thotë fjala e urtë ”më gënjeve një herë është keq për ty por po më gënjeve për së dyti është keq për mua sepse kam gënjyer veten time”.

Prandaj dhe shumica e vendeve të BE bazuar këtu edhe ne P/Jo e Gjermanisë refuzuan, hodhën poshtë duke mos caktuar asnjë afat kohor të Jo- së tyre hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Miq, kesaj here ne kemi humbur jo vetëm trenin për të katërtin vit me radhë po kesaj here, fatale është sepse ne kemi humbur edhe stacionin dhe rrugën.

Presidenti Macron në një deklaratë të cilën mediat me dashje apo pa dashje e kanë censuruar, në të cilën ai tekstualisht thotë: “Unë thashë, unë besoj se ka një mospajtim lidhur me procesin e zgjerimit në vetvete. Ende unë besoj se ne mund të hapim një farë diskutimi (me to, - shënim i imi) por pa u zgjeruar. Askush nuk duhet të mundet të bashkohet (me BE, - shënim i imi) para se sa të reformojë veten e tij dhe ne para kesaj duhet të reformojmë procesin qe ai të mund të jetë i diferencuar dhe i rikthyeshem. Mendoj se këto fjalë dëshmojnë qartë se do të ketë negociata por jo për zgjerim, pra për anëtarësim, madje para kësaj duhet që BE të reformojë vet procesin, ta bëjë atë edhe të rikthyeshem kur bëhen hapa mbrapa.”

Presidenti Macron kërkon vettingun e realizimit nga vendet kandidate të objektivave të anëtarësimit dhe ai kërkon pikërisht ndryshimin e procesit të vetingut, pasi vetingu i deritanishëm i Komisionit Europian siç është dëshmuar në rastin e Shqipërisë është jo real. Lidhur me këtë qëndrim agjencia Reuters njofton gjithashtu se vetë Presidenti thekson se: “nuk mund të ketë progres drejt anëtarësimit deri sa BE të ndryshoje në mënyren se si dhe kur kandidatët (si puna e Shqipërisë, - shënim i imi) vetohen për plotësimin e objektivave të pranimit, të cilat varjojnë nga politikat ekonomike tek të drejtat e njeriut dhe shteti ligjor.

Si përfundim, vendimi i Brukselit ishte fatal për projektin evropian të shqiptarëve, të cilin e bllokoi për 46 vite Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i Pasluftës dhe duke filluar me këshilltarët e Fierit dhe mos votimin e tre ligjeve, dhe deri sot e bllokoi për 8 vite me radhë nga monstra e dytë e zezë kombëtare Edvin Mafia!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Digjet një tjetër makinë në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan

Kronikë

Digjet një tjetër makinë në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan

Një automjet tip “Benz-Mercedes” është djegur mesditën e sotme në hyrje të tunelit të Krrabës.   Fatmirësisht, drejtuesi dhe udhëtarët s’kanë pësuar dëmtime. Në vendngjarje kanë shkuar forca zjarrfikëse dhe ambulanca. Si pasojë është...

Oscars 2024/ Emma Stone shpallet aktorja më e mirë

Globi

Oscars 2024/ Emma Stone shpallet aktorja më e mirë

Emma Stone pranoi Oscar-in e saj të dytë të dielën në 96-vjetorin e Çmimeve të Akademisë. Performanca e Stone si Bella Baxter në filmin e vlerësuar nga kritikët “Poor Things” i ka...

U plagos pak më parë në qendër të Fierit, ndërron jetë në spital 19-vjeçari

Kronikë

U plagos pak më parë në qendër të Fierit, ndërron jetë në spital 19-vjeçari

Një konflikt ka ndodhur pak minuta më parë në qendër te qytetit te Fierit.  Disa persona janë grindur mes tyre dhe pasi debati ka agravuar në përleshje fizike një prej tyre...