Byroja e Rilindjes vendosi që Rama nuk ka faj për negociatat

Hënë, 21 October 2019 19:00

Dje, në kohën e shkruar, Partia e Punës vendoste me atë të plenumeve se sa duhej të ishte rendimenti i grurit, i misrit, etj për hektar, sa duhej të prodhonte pula vezë, sa mish duhej marrë, etj, etj. Për të kapur ritmet që caktonte udhëheqja, të gjithë gënjenin. Ulnin sipërfaqen dhe rrisnin prodhimin. Me vendim të Byrosë pse Komitetit Qendror shpreheshin edhe për politika të caktuara. Sot, na u provua e njëjta gjë nga mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste, e cila vendosi që nuk kishte faj qeveria dhe Edi Rama për dështimin e negociatave, a thua se këtë e vendos kryesia në fjalë. Habitemi se si Zaevi në Maqedoninë e Veriut nuk mblodhi kryesinë e partisë së vet e ta vendoste këtë gjë. Me vendim partie pra Rama kërkon të kalujë lumin pa u lagur. Sigurisht pasi na ka thënë kushedi se sa herë që do t’i marrin negociatat patjetër. Siç edhe pritej, propaganda, që përbënte të vetmen “punë” të kësaj qeverie do fokusohet duke akuzuar opozitën.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...