Presidenti Meta në Japoni, në mesin e 100 personaliteteve nga e gjithë bota (VIDEO)

Tuesday, 22 October 2019 13:25

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në Japoni në kuadër të ceremonisë së kurorëzimit të Madhërisë së Tij Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito.

I veshur me ”white tie”, Kreu i Shtetit ishte në mesin e 100 personaliteteve nga e gjithë bota në pallatin perandorak në Tokio. Sot Naruhito, 59-vjeç, njoftoi ndryshimin e statusit të tij në botë, në një seri ritualesh të hollësishme të njohura si “Sokui no Rei” në Pallatin Perandorak në Tokio. Ceremonia u mbajt rreth orës 13.00-13.30 (me orën lokale të Japonisë) rreth orës 06:00 me orën tonë. Mes personaliteteve të ftuar në ceremoni ishte edhe Princi Charls.

Gjatë qëndrimit të tij në Tokio, Presidenti Meta do të pritet në një takim të veçantë nga Kryeministri i Japonisë, Shinzō Abe, si dhe do të ketë takime me disa kryetarë të shteteve të ndryshme, pjesëmarrës në këtë ceremoni.

Japonia është një partner tepër i rëndësishëm i Shqipërisë, me kontribute të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë mirënjohës për solidaritetin, mbështetjen dhe ndihmat bujare teknike e financiare të dhëna ndër vite, që e kanë forcuar edhe më shumë ndjenjën e miqësisë së popullit shqiptar për Japoninë dhe popullin japonez.

Hapja e Ambasadave në Tiranë dhe në Tokio, i ka dinamizuar dhe zhvilluar marrëdhëniet si kurrë më parë, duke rritur jo vetëm bashkëpunimin politik e ekonomik por mbi të gjitha kontaktet e drejtpërdrejta midis dy vendeve tona.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...