Trirtan Shehu: Forca e një populli matet me forcën e protestës së tij ndaj padrejtësive

Tuesday, 22 October 2019 18:09

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ndërsa sjell në vëmendje protestat në Liban, Kili e Hong Kong, thotë se forca e një populli matet me forcën e rezistencën e protestës së tij ndaj arrogancës e padrejtësive.

Në facebook, Tritan Shehu shkruan se realiteti në Shqipëri është me shqiptarë të varfër, ndërsa thekson se në vend është deformuar demokracia dhe se po nëpërkëmbet dinjiteti.

Postimi i plotë:

Forca e koshienca e nje populli matet me forcen e rezistencen e protestes se tij ndaj arrogances, pa drejtesive, arbitraritetit, represionit, varferise e keq qeverisjes.

Kjo mu kujtua mbreme duke qene me banoret e “Astirit”, duke i admiruar ata per qendresen e kurajon e demostruar prej nje viti, ne mbrojtje te prones se tyre, ne perplasje me nje projekt tashme te komprometuar ne cdo qelize te tij.

Kjo perceptohet edhe larg nesh:

–Ne Liban e te shikosh protestat masive e te admirueshme qe po zhvillohen keto dite aty per te rrezuar nje qeveri vetem se ajo guxoi te vendose nje takse per “ËhatsApp”.

–Ne Kili ku vendi eshte mberthyer ne nje rezistence te fuqishme ndaj arbitraritetit te rritjes se cmimit te biletave te metrose.

–Ne Hong Kong ne perpjekje per demokraci etj.

Sa taksa, tarifa e aksiza te reja jane vendosur ne Shqiperi ne keto vite, sa here jane rritur me arogance ato ekzistueset se bashku me cmimet rekord boteror si ai i naftes, pa asnje rritje te pagave e pensioneve prej 6 vitesh?

Realiteti yne eshte sot me shqiptare te varfer, te diskriminuar ne vendin e tyre, me papunesine me te gjere e sistemin shendetesor me antisocial e te prapambetur ne Europe, me pagesat ilegale te qytetareve nder me te lartat, te shtyre ne menyre cinike drejt eksodeve.

Per te mos folur per degdisjen e vendit larg Europes, deformimin e demokracise, shkaterrimin e prones, neperkembjen e dinjitetit qytetar etj.

Besoj se kaq mjafton per te bertitur “ndal, shqiptaret meritojme me mire”!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...