Luksi i qeverisë “Rama”, 50 mln lekë për pjata, thika kuzhine dhe pirunë

Tuesday, 22 October 2019 19:43

Shtëpitë e pushimit të qeveritarëve në Shqipëri janë kthyer në hotele me 5 yje. Mjafton të shohësh arredimin e tyre për të kuptuar se ku i kalojnë qeveritarët pushimet verore, vjeshtore, dimërore apo pranverore. Gazeta Shqip ka publikuar dokumentet e një tjetër tenderi të bërë nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, e cila ka akorduar plot 4.051.535 lekë të reja pa TVSH (me TVSH rreth 45 mijë euro) për “pajisje, enë dhe mjete kuzhine për vitin 2019”. Tenderi do të bëhet në datë 23 tetor, ndërsa sipas dokumenteve, qeveritarët kërkojnë luks në këto shtëpi, të cilat i përdorin shpeshherë, sidomos në fundjavë.

Dhe, për luksin e tyre paguajnë taksapaguesit shqiptarë. Sipas dokumenteve që disponon Gazeta Shqip, kjo drejtori kërkon që të blejë nga dekantues vere e deri tek disa lloje lugësh, pirunësh apo thikash për mish, peshk, ëmbëlsirë, fruta, etj. Qeveritarët kërkojnë dekorues për kapuçino, gotë inoksi, modelues për role, përzierës lëngu. Kërkojnë pirunë antipaske, ëmbëlsire, mishi, peshku, gjithashtu edhe pjata antipasta, buke, pjata në formë kapele, pjatanca drejtkëndore. pjatë për djathërat, për akullore.

Madje, duan dhe kupa akulloresh, lugë gomine apo biberon kremrash kuzhine, apo edhe plot aksesorë të tjerë.

Kjo nuk është hera e parë që shtëpitë e pushimit qeveritare kompletohen me lugë, pirunjë dhe aksesorë të ndryshëm. Fiks në këtë kohë, 1 vit më parë, në 8 tetor 2018, u zhvillua një tender me vlerë 30 milionë lekësh të vjetra, për blerjen e gërshërëve për pastrim peshku, pinceta për halat e peshkut, thikë për fileto e rosto mishi, thikë për fileto salmoni dhe 100 gota shampanje.

Para pak kohësh, në Maqedoni plasi skandali, pasi disa qeveritarë kishin bërë shpenzime luksi me paratë e shtetit. Ndërsa në Shqipëri, kjo nuk bën përshtypje, sepse ne jemi mësuar me idenë se qeveritarët jetojnë në luks, kurse 90 % e shqiptarëve vetëm mbijetojnë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...