Përgjimet e Billd, gazetari përgënjeshtron Ramën, s’ka asnjë procedurë

Tuesday, 22 October 2019 21:53

Kjo është deklarata e Ramës e publikuar në Twiter, ku shprehet se i ka dhënë prokurë avokatit të tij në Gjermani për të nisur procedurën me qëllim nisjen e gjykimit për gazetarin e Billd.

Ndërkohë ka reaguar gazetari i gazetës gjermane ‘BILD’ Petër Tiede në një komunikim për FaxNews ka zbuluar se nuk ka asnjë padi gjyqësore nga kryeministri Edi Rama ndaj tij apo gazetës Bild, gazetë kjo që disa kohë më parë publikoi përgjimet e shitblerjes së votave dhe ndaj të cilës kryeministri Rama u shpreh se i ka dhënë prokurën avokatit Matthias Prinz për nisjen e procesit gjyqësor, për t’ia lënë kështu në dorë autoriteteve gjermane të vendosin për drejtësinë.

Megjithatë sipas Tiede një hap i tillë nuk ka ndodhur dhe se nuk ka asnjë procedim penal apo padi në gjykatë ndaj Tiede apo BILD.

‘Nuk ka ndodhur aspak një gjë e tillë. Një muaj më parë erdhi thjesht një letër nga avokati i kryeministrit tuaj, nje leter me dengla ne te cilen thuhej se kryeministri nuk ka qene kurre ne lidhje me krimin apo mafian, qe votat nuk jane blere. Përgjigja jonë është se e gjithë kjo është pa sens, e pakuptimtë. Nuk ka asgjë, asgjë me të vërtetë. Asnjë procedurë, asnjë padi, asgjë…

Avokati i kryeminstrit duhet të kishte shkuar në gjykatë, por nuk ka shkuar, e as ne nuk jemi thirrur.

Nuk asgjë ndaj meje dhe as Bildit në gjykatë apo ndokund tjetër.”

Ka qenë kjo përgjigja e gazetarit gjerman pas interesimit të FaxNeës mbi rastin e procedimit apo jo nga ana e kryeministrit për sa i përket publikimeve të gazetës gjermane BILD.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...