Ekstremistët grekë, thirrje për manifestim në përvjetorin e Kaçifas në Bularat

E mërkurë, 23 October 2019 08:17

16 shoqata greke që pretendojnë se përfaqësojnë minoritetin grek në Shqipëri kanë bërë thirrje që të gjithë të mblidhen në Bularat të Gjirokastrës, në përvjetorin e parë të vrasjes së Kostandino Kaçifas.

Kaçifa u vra nga forcat RENEA më 28 tetor 2018, pasi tejet i armatosur hapi zjarr mbi to për më shumë se 30 minuta dhe terrorizoi qytetin e Gjirokastrës për mbi 5 orës. Ai u cilësua si eksremist nga Policia shqiptare, që e ekzekutoi si dhe nga kryeministri i vendit.

Por, shoqatat e minoritetit e të mbështetura nga Babis Karathanos, një politikan i djathtë dhe ish- kandidat i Partisë “Nea Dhimokratia!” i njohur prej vitesh nga komuniteti shqiptar për pikpamjet e tija nacionaliste, po përgatiten të përsërisin një ceremoni përkujtimore që është tentuar të mbahet edhe vitin e kaluar në të 40-at dhe data të tjera të vdekjes së Kaçifas.

 
1 / 4

Karashanos nga ana e tij ka bërë thirrje që në Vularat të jenë prezentë çdo grek dhe greke në përvjetorin e parë të Kostandinos Kaçifas.

“Do të jemi të pranishëm për të nderuar Heroin tonë! – thuhen në njoftimin e nacionalistit grek. - Ftesë shoqatave të Vorioepirit për të marrë pjesë në memorialin vjetor të Kostandin Kaçifas për në Vularat.

Në vetëm pak ditë, mbushet një vit nga dita që vorioepirioti Konstantinos Kaçifas u vra gjakftohtë nga forcat speciale shqiptare në kodrën e fshatit të tij, vetëm pak metra larg shtëpisë së tij në Vularat, në ditën e 28 tetorit.

Një vit më vonë, shteti shqiptar po gjen vazhdimisht justifikime për të mos lëshuar aktakuzën për vrasjen, ndërsa prindërit e tij jetojnë me një "Pse?!"

Si shoqata të vorioepirioteve, ne ftojmë çdo grekë dhe greke të marrë pjesë në përkujtimorin vjetor të Konstantinos Kaçifas, i cili do të mbahet në 26 tetor 2019 në vendlindjen e tij, në Kishën e Shën Athanasit në orën 9:00 të mëngjesit me orën lokale, në Vularats ku prehet dhe ruan Thermopilet, në bashku me heronjtë e vitit 1940.

Deklaruan prezencën në “Konstantinos Kaçifas i pavdekshëm”:

1. Shoqata Vorioepiriotëve 2. Shoqata "Agios Athanasios" 3. Rinia e Vorioepiriotëve 4. Bashkimi i Himariotëve 5. Lëvizja për Rilindjen e Vorio-Epirit 6. Rinia e Komunës së Finikion 7. Federata e Vëllazërisë së Provincës Livadia, Epiri i Veriut 8. Shoqata Rinore e Epirit të Veriut Lefkadhas 9. Shoqata Vorio-Epirike e Thesalisë "O PYROS" 10. Shoqata e Vorioepirit të Zakynthos 11. Shoqata e Vorioepirit Bolos 12. Shoqata Dibrioton e Vorio-Epirit 13. Shoqata e Kostaristëve të Vorio-Epirit 14. Shoqata e Artistëve Vorio-Epir "EKAVI" 15. Vëllazëria Alikioton 16. Shoqata Mbarëkombëtare e Epirit Verior

1 / 4
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...