Ish-kryeprokurori Sollaku përjashtohet nga gara për Gjykatën e Lartë

E mërkurë, 23 October 2019 10:14

Ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku nuk do të kandidojë për Gjykatën e Lartë. Ky vendim është marrë një ditë më parë nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Sollaku u shkarkua në vitin 2007 nga Prokuror i Përgjithshëm, ndërsa tani ka afat 5 ditë për të ankimuar vendimi e KLGJ në Apelin Administrativ. Mësohet se shkak për përjashtimi nga gara për Sollakun është bërë largimi nga posti i kryeprokurorit 12 vite më  parë. Për më tepër ky u shfaq si avokat i "Eskobarit" të Ballkanit, Klement Balilit.

Emrat që vijojnë garën për Gjykatën e Lartë janë; Rezarta Melo; Ervin Pupe; Kestrin Katro; Sokol Sadushaj; Ilir Panda; Ardita Alsula; Jetmira Rragami. Fillimisht në garë për Gjykatën e Lartë  kanë qenë 22 kandidatë, ndërsa KLGJ-ja pasi verifikoi me detaje të gjithë veprimtarinë e tyre, vendosi të kualifikojë vetëm 8 prej tyre.

Tashmë me “skualifikimin” e Sollakut, në garë aktualisht janë edhe shtatë kandidatë të tjerë. Gjykata e Lartë sipas ligjit duhet të këtë në organikën e saj 19 anëtarë, 16 gjyqtarë karriere  dhe tre nga radhët e juristëve të spikatur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...