Meta e Thaçi marrin pjesë në eventin e rëndësishëm në Tokio: Japonia mbështetje të jashtëzakonshme për Kosovën

E mërkurë, 23 October 2019 11:26

Presidenti shqiptar, Ilir Meta, dhe ai kosovar, Hashim Thaçi, kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 10-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Japonisë, i organizuar sot në Tokio.

Duke publikuar foto nga ceremonia, Presidenti Meta shkruan në “Facebook” se ka një mbështetje të jashtëzakonshme të Japonisë për Kosovën, që nga kriza humanitare e dy dekadave më parë deri më tani.

“Kënaqësi të merrja pjesë sot, së bashku me Presidentin Hashim Thaçi, në një event shumë të rëndësishëm në Tokio, në ceremoninë e organizuar me rastin e 10-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Japonisë.

Mbështetja e jashtëzakonshme e Japonisë për Kosovën, që nga kriza humanitare e dy dekadave më parë e deri më tani, është një vlerë e shtuar për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë. 🇦🇱🇽🇰🇯🇵”, shkruan Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...