Baba Edmond Brahimaj: Si u shmang sulmi terrorist brenda Kryegjyshatës Botërore

E mërkurë, 23 October 2019 13:00

Kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Edmond Brahimaj, ka folur pas zbulimit të celulës terroriste iraniane nga Policia e Shtetit, e cila do të kryente sulm terrorist në Shqipëri, ditën e Sulltan Novruzit.

Në një intervistë për News 24,  Baba Mondi ka deklaruar se është njoftuar për planin e kësaj celule për sulm terrorist në kohën kur ka qenë duke kremtuar festën e Novruzit në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve. Ai është shprehur se lajmin e ka marrë pas arrestimit të dy organizatorëve, të cilët janë kapur në hyrje të Kryegjyshatës pa arritur të hynin brenda dhe të realizonin sulmin.

Atë ditë keni kremtuar festën e Sulltan Nevruzit, ju njoftoi policia se do të kryhej një sulm?

Ishim në fillimin e kremtimit të festën kur e morëm vesh se do kryheshin akte terroriste ndaj nesh dhe kundërshtarëve të Iranit. Zoti na nderoi që asgjë s’do të ndodhte. U kapën në kohë. Foli dhe Pompeo, se ata ishin për një akt terrorist në Shqipëri. Kjo nuk është pjesë e besimit, por e njerëzve që duan të krijojnë përplasje. Feja islame është feja e paqes dhe dashurisë. I lutem Zotit të kemi sa më pak njerëz të tillë.

Erdhën brenda Kryegjyshatës këta dy persona?

Jo nuk arritën. I kapën te hyrja, pa krijuar incident. Kemi bashkëpunuar me anti-terrorin. Edhe komunitetet fetare kanë dhënë mbështetjen e tyre.

Selia e Shenjtë e bektashinjve frekuentohet shpesh nga anëtarët e MEK …

Kjo është e hapur, nuk ndalojmë njeri. Nuk kemi marrëdhënie të ngushtë me ta, sepse ne jemi të besimit dhe nuk kemi punë me politikë.

Keni pasur gjë të dyshimtë pas asaj date?

Jo, nuk kemi pasur asgjë të dyshimtë, vazhdojmë punën normalisht.

Kur e mësuat lajmin për sulmin?

Ndodhi pas kapjes së personave. Policia i kishte kapur ata, na pyeti neve kush janë ata. Ne i thamë që ata kanë ardhur si gazetarë dhe jo si terroristë.

A keni një mesazh për këta persona?

Mesazhi im është që të ketë sa më shumë paqe e dashur dhe sa më pak njerëz të tillë. Është forma më e ulët e njerëzimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...