Meta: Shqiptarët në Japoni, urë e rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve

E mërkurë, 23 October 2019 15:40

Gjatë vizitës në Japoni, Presidenti Ilir Meta është takuar sot me një grup shqiptarësh që jetojnë dhe punojnë në këtë vend.

Kreu i shtetit ka vlerësuar rolin e komunitetit shqiptar në forcimin e marrëdhënieve dhe rritjen e shkëmbimeve mes dy vendeve. “I gëzuar të takoja sot në Tokio, përfaqësuesit e komunitetit shqiptar, mjaft cilësor dhe shumë të integruar në Japoni. Shqiptarët në Japoni, urë e rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve mes dy popujve dhe vendeve tona. 🇦🇱🤝🇯🇵”,- shkruan kreu i shtetit në mesazhin e tij në Facebook, pas takimit me bashkatdhetarët në Tokio.

Kreu i shtetit ndodhet në Japoni, i ftuar zyrtarisht, në ceremoninë e kurorëzimit të perandorit të ri të Japonisë, Naruhito. Veç këtij aktiviteti, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta së bashku me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 10-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Japonisë. Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shprehet se Japonia ka dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme për Kosovën që nga kriza humanitare e dy dekadave më parë e deri më tani, teksa thekson se kjo është vlerë e shtuar për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë.

“Kënaqësi të merrja pjesë sot, së bashku me Presidentin Hashim Thaçi, në një event shumë të rëndësishëm në Tokio, në ceremoninë e organizuar me rastin e 10-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Japonisë. Mbështetja e jashtëzakonshme e Japonisë për Kosovën, që nga kriza humanitare e dy dekadave më parë e deri më tani, është një vlerë e shtuar për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë”,- shkruan Presidenti Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...