Takim me Ramën? Basha: Nuk mund të ketë një takim si ai i majit të 2017-ës

E mërkurë, 23 October 2019 20:10

Në një intervistë për Vizion Plus, kryetari i PD-së Lulzim Basha, i pyetur për një takiim tjetër të mundshëm me kryeministrin Edi Rama, është shprehur se, ai dhe forca politike që drejton nuk e kanë përjashtuar kurrë dialogun, por theksoi se nuk mund të ketë një takim si ai i majit të 2017-ës, i cili sipas Bashës, u shfrytëzua vullneti i mirë i opozitës.

Sipas liderit të opozitës, u nënshkrua një marrëveshje, e cila nuk u zbatua dhe Edi Rama mori apo mbajti pushtetin në bashkëpunim me krimin e organizuar

Pyetje: Ju përfaqësoni interesat e qytetarëve që besojnë tek opozita, z. Rama përfaqëson interesa, ka mbështetjen e socialistëve. A jeni gati ju të uleni me Kryetarin e Partisë Socialiste në një tryezë dialogu për t’i çelur rrugën zgjidhjes së krizës?

Lulzim Basha: “Nuk kemi përjashtuar asnjëherë dialogun. Por dy gjëra të ndryshme është propaganda, pra, ulja për t’u ulur, siç ndodhi në 2017-ën, ku u shfrytëzua vullneti i mirë i opozitës për të vënë interesin e Shqipërisë mbi interesat tona politike. U nënshkrua një marrëveshje, e cila nuk u zbatua dhe Edi Rama mori apo mbajti pushtetin në bashkëpunim me krimin e organizuar.

Ndërkohë, çdokush që u kap duke bashkëpunuar me krimin e organizuar për të marrë pushtetin për Edi Ramën, jo vetëm që nuk u ndëshkua, por u promovua. Këto janë arsyet përse Shqipëria ka mbetur në vend. Sepse kjo nuk është një Shqipëri përfshirëse, është Shqipëri përjashtuese, që përjashton, praktikisht, jo vetëm opozitën, por gjithë shqiptarët nga vendimmarrja, nga institucionet, nga barazia para ligjit, nga mirëqenia ekonomike. Këto janë arsyet e vërteta pse Shqipëria është në kolaps ekonomik, në kolaps psikologjik dhe në emigracionin më masiv që ka njohur ndonjëherë që nga fillimi i viteve ’90. Për t’i zgjidhur këto është fare e thjeshtë, rruga përpara: garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nuk kërkon ndonjë përpjekje të jashtëzakonshme, kërkon që ne të zbatojmë ato kushte që na ka vënë edhe Gjermania, edhe Europa për të hapur negociatat.

• Të arrestojmë dhe të dënojmë personat që u kapën nga prokuroria duke vjedhur zgjedhjet në bashkëpunim me krimin si në vitin 2016, ashtu edhe në vitin 2017.

• Të bëjmë të mundur një reformë zgjedhore, e cila garanton mospërsëritjen e problemeve të zgjedhjeve të kaluara, ku kryesore ka qenë mungesa e vullnetit politik.

Për ne e vetmja mënyrë për të garantuar këtë është një qeveri kujdestare, njësoj siç e ka vendosur në Kushtetutë edhe Maqedonia dhe t’u japim shqiptarëve mundësinë të votojnë e të zgjedhin e të shkarkojnë qeveritë me votë pa qenë ky fundi i botës. Ky është normaliteti i demokracisë. Qeveritë ndërrohen nga votat e qytetarëve.Është anormale dhe jodemokratike mbajtja e pushtetit dhe vënia e pushtetit personal mbi interesat e njerëzve dhe kjo është arsyeja përse Shqipëria u ndëshkua me datë 18 tetor”.

Modifikuar më E mërkurë, 23 October 2019 22:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...