Krimi i organizuar po i nxjerr "ujin e zi" Ramës , lufta e bandave ka nisur

Tuesday, 05 November 2019 18:08

Edi Rama ka 6 vjet që u premton shqiptarëve që do të shpartallojë bandat dhe kriminelët në vend, por që prej 2013-ës deri sot fakt është që krimi është shtuar dhe fuqizuar edhe më shumë. Me Ramën kryeministër krimi ka dalë hapur, nuk e ka më problem të eliminojë kundërshtarin. Madje shkon edhe më tej, sulmon prokurorë, avokatë e gjyqtarë. Bandat janë futur në tepsinë e pushtetit dhe nuk po bien dakord se si të ndajnë llokmat e mëdha që Rama ua jep. Në lojë janë tendera, prona shtetërore, PPP-të e famshme.

Mjafton pak lek dhe gjendet shpejt një vrasës me pagesë. Shumica e vrasjeve të ndodhura kohët e fundit, në Shkodër, Elbasan, Tiranë apo tritolet që vendosen masivisht në Vlorë, Krujë, etj, janë shprehje e lehtësisë për të vrarë sot. Policia shkon në vendngjarje vetëm për të mbledhur gëzhojat dhe si një agjenci funerale për të larguar trupat e viktimave. Vrasësit gjithmonë i largohen në drejtim të paditur.

Po çfarë dhe kush na solli në këtë situatë? Sigurisht kanabisi dhe kokaina. Ishte kryeministri Rama që urdhëroi mbjelljen në të gjithë territorin e kësaj droge që po vret sot. Këtë e vërtetojnë edhe mesazhet e koduara të Saimir Tahirit, ish ministrit që sa herë e ka lakun te fyti i thotë Ramës se do të hapë gojën e do të tregojë të vërtetën.

Ndër pikat kufitare dhe portet hyrëse nëpërmjet të cilave zhvillohen aktivitete të shumëllojshme kriminale radhiten Shkodra, Durrësi, Vlora dhe Saranda, ndërkohë që zonat përreth Kurbinit dhe Lezhës përshkruhen si zona të nxehta të krimit të organizuar. Aktiviteti kryesor i grupeve të përqendruara në kryeqytetin Tiranë është në funksion të aktiviteteve në vende të tjera, si në Hollandë, Belgjikë, Spanjë, Zvicër, Gjermani, Itali, Kosovë dhe Mbretëri e Bashkuar, ndërkohë që lidhjet kriminale shtrihen në Turqi dhe Amerikën Latine. Zona të tjera të nxehta janë Elbasani dhe Fieri.

Dhe ndërkohë që bandat po bëjnë kërdinë , Rama propagandon se do t’i nxjerrë të zinjtë e ullirit atyre. Por Edi Rama nuk ka parë gjë akoma, se si ka nisur historia ato plumba nuk do kursejnë as dorën që e ushqeu krimin.  

Modifikuar më Tuesday, 05 November 2019 18:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...