‘Alvinin e liroi Rama dhe Lleshaj’, mediat egjiptiane zbardhin të vërtetën dhe rolin e presidentit Meta

E Enjte, 07 November 2019 12:01

Gati në të gjitha mediat pro-qeveritare dhe më pas vetë kryeministri Edi Rama, lajmin e lirimit të vogëlushit shqiptarë, Alvin Berisha, i cili mbahej si pjesë e robërve të ISIS në kampin ‘Al-Hol’, po e shesin si një fitore qeveritare dhe sikur në krye të këtij operacioni ka qenë vetë ministrin e Brendshëm ‘gjeneral’ Sandër Lleshaj.

Faktikisht Lleshaj ka mbërritur në zonën ku është sistemuar Alvin Berisha, vetëm 2 ditë pas lirimit të tij, pas një operacioni i të shërbimeve inteligjente dhe forcave speciale italiane, të koordinuara me Kryqin dhe Hënën e Kuqe si dhe me autoritet shqiptare.

Faktikisht ‘autoritet shqiptare’ të cilat kanë më se një javë që janë përfshirë në këtë operacion, rezulton që të jenë ato të presidencës dhe kjo zbulohet nga disa shkrime të mediave egjiptiane, të cilat e kanë ndjekur me vëmendje këtë ngjarje.

Dy ditë më parë  gazeta egjiptiane, ‘Elfagr.com’, në artikullin me titull: ‘Shqipëria realizon me sukses lirim nga duart e ISIS në Siri, të fëmijës shqiptar’, mes të tjerave shkruan se, ‘presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili e ka mbikëqyrur personalisht operacionin’.

 ‘Shqipëria në bashkëpunim me autoritetet italiane  ka realizuar me sukses lirimin e një fëmije shqiptar i cili  para disa vitesh udhëtoi nga Italia për në Siri me familjen e tij, për t’iu bashkuar organizatës terroriste ISIS. Fëmija është transportuar nga veriu i Sirisë në një vend të sigurtë në Damask në koordinim me gjysmë hënën e kuqe sirian. Bëhet e ditur se, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili e ka mbikëqyrur personalisht operacionin,  me interesin e tij të vazhdueshëm ka shfaqur preokupimin për rikthimin e fëmijëve shqiptarë, prindërit e të cilëve  ju bashkëngjitën ISIS në Siri, numri i të cilëve mendohet të jetë rreth 40 vetë’, shkruhet në këtë artikull dy ditë përpara se këtu Edi Rama të shpallte veten dhe ministrin Lleshaj, si shpëtimtar të Alvin Berishës.

Ndërkohë po një javë më parë e njëjta media egjiptiane shkruante për të njëjtën çështje duke përmendur nga pala shqiptare po presidentin Ilir Meta, si të angazhuar personalisht në këtë operacion ndërkombëtarë delikat.

‘Në Siri, në bashkëpunim dhe me dijeninë e presidentit shqiptar Ilir Meta dhe të agjencive të sigurisë italiane, ka nisur një operacion humanitar nga Gjysmëhëna e Kuqe siriane për ta liruar një fëmijë shqiptar (i cili ka lindur në Itali) e i cili, së bashku me familjen e vet, ka udhëtuar për në Siri para disa vjetësh për t’iu bashkuar ISIS-it.

Sipas informacioneve që kanë marrë mediat dhe institucionet qeveritare, përveç djaloshit, në kampet e Sirisë gjenden shumë shqiptarë të tjerë të cilët kanë mbetur të burgosur në pjesët e Sirisë, në kufirin me Turqinë. Sipas mediumit egjiptian ‘Elfagr.com’, fëmija shqiptar tashmë është transportuar nga veriu i Sirisë në një vend të sigurt në Damask në bashkëpunim me Gjysmëhënën e Kuqe siriane. Operacioni është kryer në bashkëpunim me agjencitë e specializuara italiane të kësaj fushe si dhe nga Gjysmëhëna e Kuqe dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar’, shkruante ‘Elfagr.com’.

Image

 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...