Agim Kajmaku ende i arratisur, ka marrë dhe shiritin e kryebashkiakut

E mërkurë, 13 November 2019 13:09

Ish-kreu i Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku është në kërkim prej disa ditësh. Akuza më e rëndë është ajo e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit. Gazetari, Andi Qosja raporton për “ABC News” se Kajmaku ka rezultuar i dënuar në shtetin grek, por mundësia që ish-kryebashkiaku të dorëzohet janë lënë të hapura pasi do të ndihmojë procesin e hetimit.

Ish-kreu i bashkisë Vorë, i shkarkuar nga KQZ-ja për shkeljen e ligjit të dekriminalizimit është shpallur në kërkim policor. Kajmaku akuzohet për falsifikim të formularëve dhe ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës. Akuza e fundit ka të bëjë me një vendim të Kajmakut, të marrë pas shkarkimit nga KQZ.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka shpallur në kërkim me masë sigurimi me arrest në burg, në lidhje me hetimin që zhvillohet në ngarkim të shtetasit Agim Kajmaku, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, shpërdorim detyre, sipas nenit 248 te Kodit Penal, falsifikimi i formularëve, neni 190 i Kodit Penal, dhe Ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës, neni 249 i Kodit Penal”, thuhet në urdhër-arrestin për Kajmakun./abcnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...