×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rama e rikonfirmon, Lali nuk tha jo për asnjë aferë kriminale

Diel, 06 May 2018 13:30

Sot Kryeministri konfirmoi se Erion Veliaj do të jetë kandidati i tij për tu rizgjedhur në krye të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet lokale që priten të zhvillohen pranverën e ardhshme.

Edhe pse prej disa ditësh në mediat e kapura nga Rilindja gëlonte lajmi se gjoja Rama dhe Veliaj nuk i kishin marrëdhëniet si më parë, erdhi sot edhe lami nga Kryeministri.

Rama konfirmoi se do të donte ta zgjaste qeverisjen e Tiranës me Lali Erin, për të vazhduar kështu edhe për katër vite qeverisjen e kullave, qeverisjen e betonizimit, qeverisjen e shkatërrimit urban të kryeqytetit, qeverisjen e shkatërrimit të traditës në kryeqytet, qeverisjen e shkatërrimit të kulturës dhe memories kolektive, qeverisjen e babëzisë, e grabitjes së gjithçkaje.

Sigurisht që Rama nuk mund t’ia heqë vetes privilegjin e një ushtari besnik dhe të aftë të bëjë gjithçka për shefin e tij në  krye të Tiranës. Veliaj është njeriu perfekt për planet e tij. Së bashku do të mund të vijojnë të ecin përkrah njëri-tjetrit për të miratuar kullat, të japin paratë publike klientëve të përbashkët, me Sadri Abazin në krye.

Ndaj edhe ky lajm në fakt është një konfirmim nga Rama se Lali Eri nuk tha asnjëherë jo për të gjitha aferat e propozuara prej tij.

Por sigurisht për realizimin e këtij plani kanë përballë vullnetin e shqiptarëve, të cilët një orë më parë duan t’i hedhin në koshin e plehrave të historisë dhe t’i çojnë atje ku i takon, në burg. /55news.al/

Modifikuar më Diel, 06 May 2018 13:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...