Rama poston foto të Sheshit, gazetari: Je bërë si Ramiz Aliaj

Premte, 11 May 2018 19:30

Në një postim të sotëm në Facebook, kryeministri Edi Rama shkruan se Sheshi “Skënderbej” i rikonstruktuar është kthyer në një prej hapësirave publike më të bukura në Evropë. Kryeministri vijon të thotë në ilustrimin e fotos me të njëjtin objekt se është përzgjedhur në listën e finalistëve për Çmimin Europian të Hapësirës më të Bukur Publike 2018, në Barcelonë.

Por opinionisti Ilir Demalia i është përgjigjur këtij postimi të Ramës përmes një reagimi, duke e krahasuar atë me Ramiz Alinë që në vitin 1988 i jepte vetes çmimin e parë në botë për ushqim.

Edi Rama me “përzgjedhjen” e sheshit Tiranës si një nga sheshet më të bukura në Europë njësoj si Ramiz Alia në fundin e tij që fitonte çmimin e parë për ushqim në botë në 1988.

Reagimi i plotë i Demaliajt:

“Zoti kryeministër,

Që ju jeni një njeri fasadash dhe eksibicionist kjo është e drejta juaj në artin tuaj. Që ju i jepni rëndësi formës dhe jo përmbajtjes, scoopeve mediatike dhe jo ideve këtë e di fare mirë ti dhe e dimë shumë mirë ne që të njohim. Të gjitha këto ti i ke bërë dje si “rebel” në shërbim të narcicismit tënd pa kufi, sot si kryeministër i vendit, fatkeqsisht, i bëni duke i shërbyer narcicsmit tuaj por ndryshe nga dje, duke shkatërruar vendin dhe Tiranën kryesisht, duke e kthyer atë në një Bordel Urban dhe duke i shkatërruar çdo gjurmë të trashëgimise kulturore dhe historike.

Me “bukuritë” e ngritura nga ju si kryetar bashkie dhe tashmë si kryeministër me kanakarin tënd në Bashki, Lali Erin, ti mund të gënjesh infantilët që kanë zbritur dje në Tirane dhe nuk kanë kujtesë dhe nuk duan të kenë kujtesë historike dhe kulturore për të, pasi nuk i rri mirë ai kostum….

Por që të degradosh deri në këtë pikë, së pari, si artist, se si kryeministër të ka kapur në dorë ka kohë krimi i trafiqeve te ndryshme që pastrohen dhe ligjërohen nëpërmjet ndërtimeve duke shkatërruar Tiranën dhe Shqipërinë, e të pranosh se një shesh si Hamam per banjo dielli pa asnjë lloj funksionaliteti por vetëm aferë korruptive e shëmtuar në të gjitha drejtimet ta quash ti me ato çmimdhënësit e paguar nga ju si sheshi më i bukur në Europë, tregon se gjëndja jote ka degraduar rëndë dhe ti duhesh larguar një orë e më parë përpara se të bësh gjithë Tiranën shesh dhe Shqipërinë përshesh.

U bëre si Ramiz Alia në 1989 kur mori çmimin e parë për ushqim në botë dhe e kujton besoj si talleshe e qesheshe me të madhe me atë çmim ateherë!

A mendon si po qeshen e po tallen me ty sot dhe sa qesharak dukesh me “triumfin” e çmimit?!”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...