×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Hilet e Ramës me ceremoninë e hapjes së ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem

Hënë, 14 May 2018 12:24

Kryeministri Rama është gjendur mes “dy zjarreve” në lidhje me çeljen e ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem sot.

Qeveria “Rama” ende nuk e ka përcaktuar qartë se në çfarë niveli do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të ambasadës, të njoftuar më herët edhe nga DASH-i, por deri tani një gjë është e qartë, ajo po përpiqet të luaj me “dy porta”.

Nga njëra anë përballë Ramës qëndron presioni i Erdoganit dhe i Xhorxh Sorosit (miqve të kryeministrit), për të mos e njohur si të tillë kryeqytetin e ri të Izraelit, e madje as ambasadën e SHBA-ve, në Jerusalem.

Por këtij presioni u shtohet edhe ai i disa prej vendeve kryesore të BE-së, si Gjermania, të cilat e kanë bojkotuar këtë ceremoni me pretendimin se rrit tensionin në Lindjen e Mesme, por dhe që kanë në dorë hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Por nga krahu tjetër përball Ramës qëndron i ashpër reagimi i SHBA-ve, të cilat jo vetëm që sot do të hapin ambasadën e tyre në Jerusalem, duke e njohur menjëherë si kryeqytetin e Izraelit, por dhe duke i shtuar vështrimin e tyre kritik të gjitha atyre shteteve që e bojkotojnë këtë, si dhe që votuan kundër rezolutës në OKB.

Përball gjithë kësaj loje të komplikuar qëndron Rama dhe qeveria e tij, të cilët po mundohen që ta kalojnë këtë situatë me dredhi diplomatike, por dhe me paaftësi qeverisëse dhe politike.

Për të mos ua prishur miqve të tij anti-Izrael (Soros dhe Erdogan), por dhe vendeve që kanë në dorë çeljen e negociatave për Shqipërinë,  mësohet se kryeministri Rama nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem.

Po ashtu, si ai, duket se po vepron edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ka caktuar në ceremoni vetëm përfaqësimin e shtetit tonë me anë të ambasadorit që kemi në Telaviv, dhëndri i ish-anëtares së Byrosë Politike, Lenka Çukos.

Ndërkohë burime nga Ministria e Jashtme, thanë për “55news.al” se, në këtë ceremoni mund të marrë pjesë edhe një prej Zv.ministrave të Jashtëm, por ende mbetet i papërcaktuar emri i tij.

I kontaktuar nga “55news.al”, ish-deputeti demokrat dhe ish-ministër, Kastriot Islami, tha se “qeveria shqiptare po mundohet të luajë në këtë ngjarje delikate por dhe të rëndësishme me dy standarde, për të gënjyer si amerikanët, ashtu dhe BE-në, por në të dyja rastet mbetet e zbuluar”.

Sipas Islamit, “Delegacioni shqiptar me urdhër të Ramës, do të mundohet ta ‘maskojë’ pjesëmarrjen e tij në 70-vjetorin e themelimit të shtetit Hebre, dhe jo si pjesëmarrje direkte në hapjen e Ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem”.

Shqipëria votoi në OKB kundër nismës së SHBA për hapjen e ambasadës së SHBA në Jerusalem, vendim që shkaktoi një reagim të fortë politik e publik në Shqipëri kundër këtij vendimi të qeverisë Rama.

Rama dhe Bushati ende nuk kanë mbajtur asnjë qëndrim zyrtar lidhur me pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimit të hapjes së ambasadës së SHBA në Jerusalem, që koinçidon me 70-vjetorin e krijimit të shtetit të Izraelit.

Mesa duket Rama dhe Bushati preferojnë ta lënë në heshtje këtë çështje me idenë që ajo mund të mos merret vesh dhe të harrohet.

Do të ishte një akt shumë i rëndë dhe i përsëritur nëse Shqipëria nuk rreshtohet me vendet mike të SHBA-ve, aq më shumë që për Shqipërinë, SHBA-të janë një partnere strategjike./55news.al/   

Modifikuar më Hënë, 14 May 2018 13:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...