Paloka mbledh kryetarët e degëve të PD-së, ja çfarë do t’i kërkojë

Tuesday, 15 May 2018 19:50

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka mbledhur në një takim drejtuesit e degëve të kësaj partie në Tiranë.

Arsyeja e kësaj mbledhjeje është protesta që do të mbajë nesër opozita para Ministrisë së Brendshme.

Vendimi për organizimin e kësaj proteste u mor sot në një takim të drejtuesve të partive opozitare.

Mësohet se në takimin që po zhvillohet në selinë e PD-së, do t’i kërkohet drejtuesve të degëve të kësaj partie në Tiranë një pjesëmarrje sa më e lartë.

Pjesëmarrës në protestën e nesërme do të jenë deputetët demokratë dhe të partive të tjera në opozitë, ndërsa mungon kryetari i PD-së, për shkak të pjesëmarrjes në Samitin e PPE-së që do të mbahet në Sofje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...