×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Kryebashkiaku i Kukësit zbardh telefonatat me Ramën pas protestës: Ja pse nuk e takova

Saturday, 07 Prill 2018 19:17

Kreu i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu ka rrëfyer se ka folur disa herë me kryeministrin Rama para dhe pas protestës në rrugën e Kombit. Në një intervistë për News24 ai tregoi se përse nuk i shkoi në takim kreut të qeverisë pas arrestimit të 23 personave.

“Kam bërë kërkesë që të gjendet zgjidhje që qytetarët e Kukësit të mos paguajnë këtë taksë. Kam takuar edhe kryeministrin Edi Rama në zyrë. I kam kërkuar dhe kam dhënë shpjegimet se pse Kukësi do “zero” pagesë. Kemi biseduar dhe kemi marrë mendimet e qytetarëve dhe kemi pritur transparencë, dëgjesë me publikun.

Unë nuk protestova, ruajta linjën institucionale të reagimit. Dy ditë pas protestës, kam bërë thirrje që jemi kundër dhunës ndaj çdo personi apo institucioni. Kam biseduar me kryeministrin që të gjenim një zgjidhje. Kam folur me policinë e qarkut për të qenë në gatishmëri.

Situata degradoi dhe Kryeministrit i thashë që nuk jam pjesë e kësaj proteste. I kërkova zgjidhje. Folëm dhe për një takim ditën e hënë, dhe pranova, për të hënën që kaloi. Nuk e takova sepse qytetarët e Kukësit prisnin nga unë që të kishte drejtësi.

Unë nuk kisha pse të shkoja në një takim kur u arrestuan qytetarë të pafajshëm. Ishte e pamundur të shkoja në takim kur qytetarët e mi u morën nga shtëpitë në mes të natës në kundërshtim me ligjin,” – tha Shehu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...