OSBE: Të dëgjohet opozita!

Diel, 27 May 2018 17:48

Presidenti i asamblesë parlamentare te OSBE-se George Tsereteli, ka thënë se qeveria duhet t’i dëgjojë kritikat e opozitës gjatë protestave dhe të veprojë për çështjet e rëndësishme.

Në një intervistë për News24 ai u shpreh se e vlerëson protestën e së dielës si paqësore dhe pa veprime të dhunshme.

“Protesta shkoi shumë paqësore, pa dhunë. Kur bëhen protesta, me kritika të opozitës, qeveria duhet të dëgjojë gjërat e rëndësishme dhe të veprojë lidhur me to. Të mos i neglizhojnë kritikat që vijnë nga opozita për çështje të caktuara” u shpreh Tsereteli.

Gjithashtu George Tsereteli shtoi se ishte takuar me partitë opozitare dhe ishte njohur më kritikat e tyre ndaj qeverisë. Presidenti i asamblesë së OSBE-së u shpreh se e rëndësishme për Shqipërinë është që të ecet përpara me reformat dhe të ketë më pak konfrontim mes partive politike.

“Ne nuk jemi gjykatës, nuk mund të vendosim për çështjet. Ne mund ta vlerësojmë situatën nga informacionet e ndryshme që na vijnë dhe mendojmë se në Shqipëri ka probleme dhe qeveria është në dijeni për to. Ajo çfarë është e nevojshme në këtë fazë, është të ecet përpara me reformat, duhet vepruar më shpjet, të ketë më pak konfrontim dhe më shumë bashkëpunim mes forcave politike”- u shpreh George Tsereteli.

Modifikuar më Diel, 27 May 2018 17:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...