Noka: Rama e ka kthyer Shqipërinë në xhungël, duhet larguar sa më parë

E Enjte, 31 May 2018 17:45

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka deklaroi sot se ai dhe disa kolegë të tij janë pro përshkallëzimit të protestave kundra qeverisë.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24’” deputeti demokrat pohoi se kryeministri Edi Rama nuk i ka lënë rrugë tjetër opozitës, përveç protestave dhe bojkotit.

Ndër të tjera Noka shtoi se Edi Rama e ka shndërruar Shqipërinë në një xhungël.

 “Rama vetëm dhunon, përshkallëzon arrogancën dhe po i mbyll gojën opozitës. Kjo nuk mund të pranohet, pasi në demokraci nuk mund të pranohet dhe vendosen standarde të tilla. Këto janë sinjale të qeta për një autokraturë. Unë dhe disa kolegë të mit, që jemi në pakicë për fat të keq, por se besoj se do jemi gjithmonë në pakicë, nuk shohim se do të ketë zgjedhje tjetër, përveç radikalizimit tonë. A mund të më thoni se çfarë hapësirash i ka lënë ky kryeministër opozitës. Ai parlament është shndërruar në një noter qorr. Ai e kishte pushtetin ekzekutiv për 4 vjet, a ka qeverisur. Jo. Por ka mbjell veç kanabis. E ka shndërruar Shqipërinë në një xhungël. Banda drogë, kryeministër i kapur. Na erdhi një ministër që ka të vëllain me vendim gjykate të dënuar për trafik kanabisi. A mund të pranohet një standard i tillë? Jo. Ne sot kemi një kryeministër që drejton dhe urdhëron mediat. Dike me dhunë dike me ryshfet. Kemi një kryeministër edhe kryegjykatës, edhe kryetari i Kushtetueses së këtij vendi. Kemi një kryeministër që urdhëron gjykatës që të lirohet nga burgu ish-ministri i Brendshëm. Këta mund ta mbajnë me dhunën e kartonëve, por s’mund ta bëjnë këtë. Me Ramën kryeministër nuk shkohet në zgjedhje. Brenda grupit do bëhemi një grup kolegësh që të përshkallëzohen protestat”, tha Noka.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...