Kur i shërben partisë bëhesh edhe drejtor i Kukullave

E Enjte, 31 May 2018 17:41

Ditën e sotme Këshilli i Ministrave ka zyrtarizuar emërimin e aktorit Erion Isai si drejtor të Teatrit të Kukullave.

Ai  është shfaqur disa herë më parë në rrjetet sociale, krah Erisa Spiropalit, në kohën  e zgjedhjeve.

isai.jpg

Siç duket, aktori ka hequr dorë nga protesta për mbrojtjen e teatrit, për shkak të lidhjeve të ngushta me njerëz të Partisë Socialiste  dhe premtimit të një posti jo pak të rëndësishëm.

erion.jpg

Në një intervistë dhënë ‘Panoramës’, më 2 prill të këtij viti, drejtori i ri i Teatrit të Kukullave, Erion Isai deklaronte se angazhimi i tij me Partinë Socialiste nuk ishte angazhim politik, por një angazhim social në politikë, me qëllim për të përmirësuar qytetin e Kolonjës. Vështirë të mendohet se si do e ndihmojë Isai Kolonjën me postin e ri që i dha Partia Socialiste.

2 prill 2018 – “Unë nuk kam pasur dhe nuk kam një angazhim politik, por një angazhim social në politikë. Kam në vëmendje shumë Kolonjën, qytetin tim. Dhe jam angazhuar dhe angazhohem që të ndikoj për të përmirësuar atë qytet. Kjo ka qenë dhe është arsyeja e angazhimit tim.”

Më datë 18 prill, Erion Isai do të dilte në ‘Report Tv’ dhe do të sulmonte hapur kreun e opozitës, Lulzim Basha, vetëm sepse ai priti në zyrë aktorët që kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar. I njëjti person që dy javë më parë kishte folur për “angazhim social në politik” akuzonte kolegët e tij se kauzën për mbrojtjen e teatrit e kishin kthyer në çështje politike.

Nga sot Erion Isai është zyrtarisht drejtori i ri i Teatrit të Kukullave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...