Ç’ duhet dhe nuk duhet të hani në mëngjes, për një shëndet të mirë të stomakut

E Enjte, 09 May 2019 10:59

Mirëqenia e organizmit gjatë ditës lidhet me mënyrën e të ushqyerit në mëngjes. Jo më kot, ekspertët nuk reshtin së vlerësuari mëngjesin si vaktin më të rëndësishëm të ditës. Në mëngjes, trupi merr të gjithë ushqyesit e nevojshëm falë të cilëve mund të përballojë sfidat e ditës. Megjithatë, në mëngjes njeriu duhet të tregohet i kujdesshëm në përzgjedhjen e ushqyesve të duhur. Më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org për ushqimet që duhen dhe nuk duhen ngrënë në mëngjes.

Vezët

Vezet janë një zgjedhje e shkëlqyer për mëngjes. Vezët përmbajnë shumë proteina dhe ushqyes që forcojnë metabolizmin dhe përcjellin energji.

Shalqini

Shalqini është një zgjedhje e shkëlqyer. Ato përmbajnë ujë dhe likopen që i jep mbështetje zemrës dhe syve.

Tërshëra

Tërshëra është një zgjedhje fantastike. Sipas të dhënave të AgroWeb.org tërshëra parandalon dëmtimin e stomakut dhe është shumë e pasur me fibër. Kjo e fundit, ul nivelin e kolesterolit dhe forcon metabolizmin.

Boronicat

Boronicat janë të pasura me ushqyes dhe rregullojnë tensionin e gjakut. Ato stimulojnë metabolizmin, përmirësojnë kujtesën, përqendrimin dhe vëmendjen.

Qull Me Miell Misri

Bëhet fjalë për një tjetër zgjedhje ideale për t’ia nisur ditën. Në këtë mënyrë do të pastroni organizmin, largoni metalet e rënda dhe toksinat dhe përmirësoni florën bakteriale.

Mjalti

Nëse e nisni ditën duke ngrënë mjaltë, do të keni më shumë energji dhe humor. Nga të dhënat e AgroWeb.org rezulton se mjalti përmirëson prodhimin e serotoninës dhe ju bën më produktivë gjatë ditës.

Hikrra

Hikrra përmban shumë minerale dhe vitamina që stimulojnë organizmin. Hikrra është gjithashtu e pasur me proteina.

Arrorët

Ngrënia e arrorëve në mëngjes, rregullon nivelin e pehashit në stomak dhe përmirëson tretjen. Produktet dhe ushqimet që nuk duhet konsumuar me stomak bosh

Agrumet

Limoni, portokalli apo qitro përmbajnë shumë vitaminë C. Megjithatë, nga të dhënat e AgroWeb.org rezulton se agrumet nuk janë një zgjedhje ideale për mëngjes sepse aciditeti i lartë shkakton urth dhe rrit gjasat e shfaqjes së ulçerës.

Ushqimet pikante

Në përgjithësi ushqimet pikante janë të mira për shëndetin, por ato nuk duhen ngrënë në mëngjes. Në këtë vakt ato irritojnë sistemin tretës dhe shkaktojnë urth.

Banania

Banania nuk duhet ngrënë me stomak bosh sepse rrit nivelet e magnezit në gjak dhe shkakton probleme me zemrën.

Pijet e Gazuara

Këto pije janë zgjedhja më e keqe që mund të bëni në mëngjes. Ato janë të pasura me sheqer dhe ngadalësojnë metabolizmin.

Perimet Jeshile

Perimet jeshile janë të pasura me amino acide që shkaktojnë fryrje dhe urth. Për më tepër, ato irritojnë stomakun dhe shkaktojnë dhimbje abdominal.

Domatet

Acidi tanik që irriton stomakun mund të shkaktojë ulçerë dhe urth. Rrjedhimisht, domatet duhen konsumuar në drekë.

Dardhat

Fibra e dardhave shkakton dhimbje në stomak dhe dëmton shtresat e brendshme të stomakut./AgroWeb.org

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...