Të mirat shëndetësore që sjellin mandarinat e gjelbra

E Enjte, 17 October 2019 13:52

Mandarinat janë shumë të shijshme, por sjellin edhe një sërë benefitesh për organizmin tonë. Ato janë bujare duke na dhënë vitaminën e nevojshme C për sistemin imunitar, i cili na ndihmon të luftojmë ftohjet, virozat dhe gripin. Shqipëria është me fat që ka agrume nga më cilësoret. Në këto ditë, të parat që kanë dalë në treg janë mandarinat gjysmë të gjelbra.

Duke qenë se janë mandarinat e para të sezonit, ato nuk janë të pjekura plotësisht dhe shija e tyre dominohet nga athtësia. Të mira Për Kontrollin e sheqerit, shëndetin e mëlçisë dhe presionin e gjakut mandarinat e gjelbra janë një lajm i mirë për ata që kontrollojnë sasinë e sheqerit natyral që marrin nga frutat. Sidomos për diabetikët e tipit 1 dhe 2, mandarinat e gjelbra janë një zgjidhje ideale.

Gjithashtu athtësia e mandarinave të gjelbra është e jashtëzakonshme për shëndetin e mëlçisë apo për përmirësimin e tretjes. Antioksidantët që gjenden tek mandarinat, ulin kolesterolin e keq dhe largojnë radikalet e lira nga organizmi. Shumë të pasura me fibra, mandarinat lehtësojnë rënien në peshë. Nëse konsumoni mandarina të gjelbra rregullisht, tensioni juaj i gjakut do të jetë më i ekuilibruar. Vitamina C tek ky frut plot shije lufton të ftohtin e gripin dhe forcon imunitetin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...