Johnny Depp: “Viktima e vërtetë jam unë, jo Amber. Ja provat!”

Saturday, 09 Mars 2019 16:19

Pasi denoncoi ish-bashkëshorten Amber Heard dhe kërkon prej saj 50 milionë dollarë dëmshpërblim, Johnny Depp kalon tek ‘provat djegëse’.

Nëse në rrjet janë shfaqur foto të aktorit me një sy të nxirë, ndërkohë është depozituar dosja me 40 faqe në Gjykatën e Virginia-s, sipas të cilës, ish-bashkëshortja do ‘gozhdohej’ keqas nga faktet.

Në dokumente citohen dëshmitarë, të cilët do e shkarkonin Depp nga akuzat, pasi objektivi i vetëm i Amber, që e ka akuzuar për dhunë, është promovimi i filmave të saj.

Sipas Depp, në fakt Amber ka sajuar gjithçka për të shtuar famën e saj dhe për t’u rritur në karrierë.

Pra, të gjitha janë një ‘gënjeshtër e madhe’, të cilat aktorja i ka programuar me detaje për të promovuar daljen e një filmi, në të cilin ajo është protagoniste për herë të parë në karrierën e saj.

Jo vetëm kaq. Johnny këmbëngul se është tradhëtuar nga Amber dhe kjo e fundit ka patur një histori me biznesmenin miliarder Elon Musk,  gjatë martesës së saj me Johnny-n.

E si të mos mjaftonte, betohet se viktima e vërtetë në këtë histori është vetëm ai. Ai madje citon edhe një episode: Ka qenë i detyruar të bënte ndërhyrje kirurgjikale në njërin gisht, pasi Heard i ka hedhur një shishe Vodka.

Avokati i Depp, Adam Waldman, citon: “Ka prova të pakundërshtueshme me video, foto dhe dëshmitarë okularë.” Personeli i Eastern Columbia, një ndërtesë në Los Angeles, ku Depp dhe Heard ndanin një shtëpi, ‘hedhin poshtë akuzat’ për dhunë të Johnny ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Modifikuar më Saturday, 09 Mars 2019 16:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...