FOTO/ Noizy dhe Tayna bashkë me pushime në Tajlandë?

Premte, 15 Mars 2019 18:28

Reperët po pushojnë në të njëjtën kohë në të njëjtin vend!

Nuk ka më diskutime se Tayna është kthyer në një prej personazheve më ‘in’ të momentit, si repere por dhe si një prej vajzave më seksi të showbizz-it.

Të gjitha bashkëpunimet e saj janë kthyer në suksese të padiskutueshme dhe tani pas bashkëpunimit me Ledrin, duket se Tayna nuk do të ndalojë.

Këtë na e tregoi edhe me produksionin e fundit nga ajo, titulluar “KCE”.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë përkrahur reperen, por dikush mjaft me influencë mund të jetë edhe ‘përkrahësi sekret’ i Taynas.

Bëhet fjalë për reperin e famshëm Noizy.

Në rrjet flitet prej kohësh për një bashkëpunim të mundshëm mes Taynës dhe Noizyt dhe mund të themi se ku i dihet kjo nuk mund të jetë vetëm një dëshirë e fansave të të dyve, pasi një detaj na ka bërë të shpresojmë se mund t’i shohim bashkë në një duet dyshen në të ardhmen.

Ishte Tayna ajo që na ngacmoi me një video që i kishin dërguar nga Phuket, Thailand dhe në sfond dëgjohej kënga e saj “KCE”.

Mirëpo e dini se në po të njëjtin vend ndodhet edhe reperi i njohur, Noizy.

Të jetë Noizy ‘përkrahësi sekret’ i Taynas? Kjo nuk dihet, por nuk mund të jetë thjesht një koeçidencë!

ImageImage

Screenshot_2.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...