Suksesi i radhës së Dua Lipës, do të bëhet pjesë e filmit të njohur

E mërkurë, 03 Prill 2019 11:48

Thashethemet për përfshirjen e saj në filmin e fundit të Daniel Craig kanë qarkulluar prej kohësh. Tashmë raportohet se Dua Lipa do të regjistrojë klipin e kolonës zanore për James Bond këtë verë.

Sipas “Express”, videoklipi do të filmohet në  qytetin prej guri të Italisë,Matera, ku do të zhvillohet edhe finalja e “Bond 25”.

Ende nuk ka nisur xhirimet, por në një konferencë për mediat u bë me dije titulli i filmit dhe kasti. “Videoklipi i kolonës zanore do të regjistrohet mes fundit të muajit gusht dhe fillimit të shtatorit, mes dy vendndodhjeve Sassi di Matera dhe Marina di Pisticci”, thuhej në deklaratën për mediat.

Sipas burimeve, Lipa ka thënë: “Do të doja ta bëja, por nuk kam nisur të regjistroj këngën… deri më tani”.

Produksioni mësohet të ketë thënë se, Lipa do të qëndrojë në Savelletri, në Valle d’Itria dhe pastaj do të transferohet në provincën e Matera-s, fillimisht brenda një vendpushimi turistik bregdetar në Marina di Pisticci dhe pastaj në Sassi të Matera.

Kështu këngëtarja i bashkohet kastit  të këngëtarëve të njohur që kanë realizuar kolonën zanore të këtij filmi si  Adele, Jack White dhe Chris Cornell.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...